Panorama Sport (Albania)

Mesi-barça, si u arrit marrëveshj­a e shekullit

Nuk diskutoi për rrogën, ishte i prerë vetëm për taksat...

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në ditët në vijim Barcelona do të bëjë zyrtare rinovimin e Lionel Mesit. Me siguri do të ndodhë javën e ardhshme, pasi avokatët të kenë parë me detaje termat e kësaj marrëveshj­eje. Laporta, Horge Mesi e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, tani La Liga pritet që të konfirmojë saktësinë e shifrave. Lionel Mesi do të vazhdojë për 5 vitet e ardhshme dhe do të marrë gjysmën e pagës aktuale. Ai do të ketë klauzolë 350 milionë euro në rast se kërkon të largohet nga Barcelona. Kjo marrëveshj­e u arrit pas shumë bisedash, edhe pse nuk ishte aspak e lehtë. Disa çështje u mbyllën për një minutë, të tjerat donin më shumë kohë.

ULJA E RROGËS

Lionel Mesi do të përfitojë vetëm gjysmën e pagës së mëparshme. Në këtë aspekt nuk kishte shumë diskutime. Laporta ia bëri këtë ofertë dhe futbollist­i, i vetëdijshë­m për situatën, e pranoi menjëherë. Sigurisht që ulja e pagës do të shërbejë si një mesazh për të tjerët, por edhe për të bërë afrime cilësore. Nëse rrogën e ul Mesi, do të thotë se do ta bëjnë këtë gjë edhe Pike, Buskets, Roberto dhe Alba. Leo gjithmonë tha se paraja nuk ishte problem.

VITET NË KONTRATË

Kjo temë nuk ishte aspak e lehtë. Në fund, Mesi rinovoi për 5 sezone. Gjatë këtyre muajve ka pasur shumë propozime. U fol për një rinovim 10-vjeçar, për dy, për dy + një. Të gjitha këto u refuzuan për motive të ndryshme derisa u gjet gjuha e përbashkët për 5 vite. Tani dilemat janë nëse Leo do të qëndrojë për 5 vite te Barça apo do të luajë dy dhe pastaj në SHBA. Kjo është e panjohur, por nëse është mirë fizikisht mund të qëndrojë te Barcelona dhe e mbyll karrierën në moshën 39-vjeçare. Klauzola e tij është 350 milionë euro, ndërsa ajo në kontratën e parë ishte 700.

TAKSAT

Taksat ishin një tjetër pikë e rëndësishm­e. Që nga fillimi, Mesi ishte i bindur që çdo formë pagese të ishte legale. Për këtë mënyrë, Barcelona u konsultua menjëherë me institucio­net dhe iu tregoi ofertën që do t’i prezantont­e Mesit. Ata dhanë dritën jeshile dhe Barça ia bëri Mesit. MARKETINGU Laporta donte ta mbyllte menjëherë marrëveshj­en, jo vetëm për qetësinë sportive që sjell rinovimi i Leos. Ka edhe një anë të fshehtë ekonomike shumë të rëndësishm­e. Shumë kompani ishin të varura nga ky rinovim. Nuk është e njëjta gjë nëse lojtari më i mirë në botë qëndron në skuadër dhe kur largohet. Rakuten për shembull u interesua shpesh për këtë histori, ndërsa të tjera u morën edhe me çështjen e rinovimit. PROJEKTI SPORTIV Kjo pikë e diskutimit i interesont­e shumë Lionel Mesit. Argjentina­si donte të qëndronte te Barcelona, por me një projekt fitues dhe me një skuadër kompetitiv­e që mund të luante për të gjithë titujt. Megjithatë, ai është i vetëdijshë­m edhe për situatën ekonomike të klubit. Ai e pa që drejtuesit lëvizën shpejt për të afruar Erik Garsian, Depajin dhe Agueron me kosto zero. Sigurisht që duhet ende punë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania