Panorama Sport (Albania)

Nga Eto-ibra te Gallas-kol, ja shkëmbimet më të bujshme

-

Barcelona kërkon që të shkëmbejë Antuan Grizmanin me Saulin apo Zhoao Feliksin dhe kjo nuk është diçka e rrallë. Në historinë e futbollit, por sidomos në vitet e fundit ka pasur shumë shkëmbime të tilla.

ETO-IBRAHIMOVI­Ç - Barcelona e di mjaft mirë çfarë do të thotë të bësh shkëmbime mes lojtarëve. Diçka e tillë ndodhi në vitin 2009 kur Samuel Eto pasi fitoi “Tripletën” u largua drejt Interit dhe në Katalonjë u transferua Zlatan Ibrahimovi­ç. Barça pagoi edhe 45 milionë euro të tjera përveç Etosë. Historia dihet si shkoi...

GARSIA-TORRES - Lëvizja e parë e “El Ninos” ndodhi në vitin 2007, kur e la klubin e zemrës së tij për të nisur aventurën angleze me Liverpulin. Torres shkoi te Liverpuli, i cili sapo kishte fituar Champions-in. Të kuqtë paguan 36 milionë euro dhe Luis Garsian për të.

BAPTISTA-REJES - Në ditën e fundit të merkatos, Reali i Madridit dhe Arsenali bënë një shkëmbim huazimesh. Hulio Baptista do të luante për “Topçinjtë”, ndërsa i ndieri Rejes veshi fanellën “galaktike” nën urdhrat e Fabio Kapelos. Andaluzi ishte i rëndësishë­m në kampionati­n e 30-të të Realit me 2 gola në ndeshjen e fundit.

SIMEONE-VIERI - Në qershorin e vitit 1999, Interi ëndërronte që të bashkonte në skuadrën e tij dyshen Ronaldo-vieri, i cili në atë kohë luante me Lacion. Zikaltrit përdorën Simeonen dhe paguan edhe 40 milionë euro.

KUAREZMA-DEKO - Sërish Barcelona si protagonis­te. Në verën e vitit 2004 u arrit një shkëmbim portugezës­h mes Portos dhe katalanasv­e. Barça donte Dekon dhe ofroi Kuarezmën.

GALLAS-KOL - Në vitin 2006 u prodhua një nga shkëmbimet më surprizues­e mes dy klubeve londineze. Uilliam Gallas shkoi nga Çelsi tek Arsenali dhe Eshli Kol bëri të kundërtën.

SANÇEZ-MKITARJAN - Arsenali dhe Junajtidi bënë një shkëmbim të pastër mes dy lojtarëve që nuk ishin në nivelin e pritur. Sançez shkoi në “Old Traford” dhe Mkhitarjan në “Emirates Stadium”.

ARTUR-PJANIÇ - Të ndikuar nga kriza ekonomike, Barcelona dhe Juventusi bënë një lëvizje të papritur. Në Katalonjë përfundoi Pjaniç dhe në Torino braziliani. Askush nuk bindi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania