Panorama Sport (Albania)

Leva, akord me Bajernin

Agjenti Pini Zahavi ndodhet në Mynih për të blinduar golashënue­sin

-

Robert Levandovsk­i do të vazhdojë të jetë një lojtar i Bajernit të Mynihut. Sulmuesi polak nuk do të largohet nga Mynihu për asnjë skuadër dhe asnjë ofertë. Këtë e lajm e bëri të ditur dje gazeta më e madhe sportive në Gjermani “Sport Bild”. Sipas tyre menaxheri i lojtarit, Pini Zahavi, është në Mynih dhe po bisedon me drejtuesit e Bajernit për të mbyllur marrëveshj­en e re. Kontrata e Levës skadon më 30 qershor 2023 dhe synimi i të dyja palëve është zgjatja e saj deri në 2025. Gjithçka do të zyrtarizoh­et në fund të javës që vjen, atëherë kur lojtari polak do të kthehet nga pushimet. Julian Nagelsman e konsideron të paprekshëm lojtarin dhe u ka kërkuar drejtuesve që ta mbyllin sa më parë çështjen e rinovimit. Kujtojmë që gjatë javës ishte skuadra e Mançester Sitit ajo që shfaqi interes për sulmuesin polak. Kampionët e Italisë duan një sulmues të nivelit të botëror dhe pasi hoqën dorë nga Heri Kejn, kanë kthyer sytë nga Robert Levandovsk­i. Por, Bajerni vështirë se do të largojë një nga sulmuesit më të mirë të viteve të fundit. Nuk dihen ende detajet e kontratës së re të lojtarit dhe pse “Bild” nuk parashikon një ulje të pagës së lojtarit, i cili fiton gati 17 milion euro në sezon me kampionët. Në sezonin e që shkoi, Leva shënoi 41 gola për bavarezë duke arritur të thyejë rekordin e Gerd Mylerit që pra 50 vitesh kishte shënuar 40 herë në një sezon. Ndërkohë, që sulmuesi shprehu dashurinë e përjetshme për Bajernin pasi fitoi Champions-in vitin e kaluar duke përmbushur dhe një ëndërr, të clën e kishte që kur hodhi hapat e parë si futbollist profesioni­st. Levandovsk­i do të jetë edhe për disa sezone të tjera bomberi i skuadrës më të titulluar në Gjermani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania