Panorama Sport (Albania)

“Raketa” Haland ndez motorët për Dortmundin

-

Që nga 3 korriku Borusia e Dortmundit ka nisur përgatitje­t për sezonin e ri, edhe pse disa prej titullarëv­e iu bashkuan vetëm në ditët e fundit përgatitje­ve. Trajneri Marko Rose ka nisur vrullshëm aventurën e tij me verdhezinj­të të cilët do të kenë vetëm një objektiv, të hedhin Bajernin nga froni. Ylli i skuadrës, Erling Haland e njeh mirë trajnerin e ri, pasi është stërvitur me të në Salcburg, vetëm pak kohë pasi ishte transferua­r nga Molde në Austri. Dy vite më vonë, të dy u takuan në Dortmund nga ku do të nisin dhe përgatitje­t për sezonin e ri. Norvegjezi do t’i bashkohet skuadrës të hënën pasi mori më shumë ditë pushimi se të tjerët, edhe pse gjatë kësaj kohe ai ka ndjekur një plan personal përgatitje­sh dhe të ushqyerit. Bateritë ai i karikoi në ishullin grek të Mikonosit, ku ra në sy për veshjet e tij të çuditshme dhe pse ato ishin dizenjuar nga artistët më të njohur të botës së modës. Pas diellit të Greqisë, Haland kaloi dhe disa ditë në të freskinë norvegjeze ku dhe nisi të vraponte. Lojtari u shfaq shumë i karikuar në vendlindje, teksa nuk nguroi të lëshonte dhe një sfidë për skuadrën e Bajernit. “Në sezonin që vjen do të bëjmë gjithçka për të mos lejuar që bavarezët të shpallen sërish kampionë. Ata po dominojnë prej shumë vitesh, por tani mendoj që kësaj i ka ardhur fundi. Jemi më të pjekur se një vit më përpara dhe mendoj që këtë sezon duhet të synojmë me patjetër të fitojmë kampionati­n, e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe mendoj që me një trajner si Rose, gjithçka do të shkojë mirë”, tha ai për mediat norvegjeze. Raketa e sulmit verdhezi nuk kërkon kurrsesi të largohet nga Gjermania pa një trofe madhor, pas fitimit të Kupës në sezonin e fundit. MERKATO

Ndërkohë që merkato sapo ka hyrë në faza interesant­e në Europë, edhe pse shumë skuadra do ta kenë të vështirë të shpenzojnë shumë të mëdha për shkak të krizës financiare, Haland vazhdon të mbetet në krye të vëmendjes. Çelsi, Reali dhe Mançester Siti duan shërbimet e lojtarit të Dortmundit, i cili kushton jo pak por gati 140 milion euro. Për momentin klubi gjerman nuk kërkon kurrsesi ta lërë të lirë lojtarin, i cili ka një kontratë deri në 2023 me skuadrën verdhezi. Të paktën dhe në këtë sezon, Haland do të luaj në Bundesligë dhe më pas Borusia mund të mendojë për një shitje me shifra stratosfer­ike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania