Panorama Sport (Albania)

Julian Nagelsman, trajneri që fiton edhe pa yje

-

“Nuk jemi si skuadrat angleze”, ishin fjalët e trajnerit të ri të Bajernit, Julian Nagelsman, kur u pyet për merkaton e skuadrës së tij. Fjalë këto, që mund të përkthehen shumë mirë si krizë e vogël financiare që po kalon skuadra gjermane postpandem­ie. Edhe pse bilancet e fundvitit ishin pozitive, Bajerni nuk u ka shpëtuar dot humbjeve financiare që kanë ardhur si pasojë e mungesës së tifozëve dhe rrogave të larta që kanë yjet e skuadrës. Por, kjo duket se nuk do të jetë një shqetësim për kampionët në fuqi, që të cilët duket se do të jenë konkurrent edhe në këtë sezon.

NAGELSMAN NJË GARANCI

33-vjeçari që zuri vendin e Hansi Flikut, ka nisur me vrull aventurën e tij në Bavari. Dje stërvitja është kryer si rrallë herë në “Allianz Arena”, aty ku Nagelsman kërkon ta kthejë në fortesë të skuadrës së tij për sezonin e ri. Bajerni gëzon gjithsesi një bilanc pozitv në ndeshjet në shtëpi që nga koha e Jup Hejnkesit. Ndërkohë, për sa u përket goditjeve të mëdha në merkato, Nagelsman nuk është i shqetësuar dhe do të vazhdojë punën e tij me lojtarët që ka në dispozicio­n. Ai e di shumë mirë se si të punojë më lojtarë të rinj dhe të talentuar, por kjo është vetëm një pjesë e skuadrës, pjesa tjetër është një artileri e rëndë me lojtarë që kanë fituar shumë në karrierën e tyre.

TË GJITHË JANË NË PROVË

Trajneri e bëri të qartë që nga dita e parë që shkeli në Mynih, askush nuk është mbi skuadrës dhe të gjithë do të duhet ta fitojnë vendin e titullarit. Të rinjtë do të kenë shansin e tyre dhe nëse do të bindin do të luajnë një pjesë të rëndësishm­e të sezonit. Kjo ka bërë që në javët e para të stërvitjes të gjithë t’i përvishen punës dhe të bindin trajnerin gjerman. Edhe pse një pjesë e madhe e lojtarëve kryesorë janë ende me pushime, Nagelsman i ka kërkuar drejtorit sportiv, Hasan Salihamixh­iç, për të mbyllur sa më shpejt çështjen e merkatos në mënyrë që të punojë sa më i qetë. Kjo do të sillte dhe një qetësi te lojtarët, të cilët duhet të përqendroh­en vetëm te fusha e lojës dhe jo çfarë ndodh në tregun veror. Bajerni do të nisë mbrojtjen e titullit në transfertë­n e Gladbahut, e cila do të jetë dhe prova e parë e trajnerit të ri në stolin e 31 herë kampionëve të Bundesligë­s.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania