Panorama Sport (Albania)

“Pole” historik, Hamilton starton i pari në “Sprint”

Ndjekin Vershtapen dhe Botas, Ferrari i katërti me Lëklerk

- ARTIN LLESHAJ

Ka shkuar për Luis Hamiltonin “Pole position”-i për “Sprint Qualifying”, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Britanisë, që shënon etapën e dhjetë sezonale në Formula 1. Një “pole” historik për pilotin e Mercedesit, i cili do ta nisë i pari format e ri që po eksperimen­ton F1, me kualifikue­set e sotme që nuk do të mbahen sipas traditës, por do të zhvillohen në një garë prej 17 xhirosh (100 km), që do të përcaktojë edhe radhën e nisjes për garën e madhe të së dielës. Por, jo vetëm kaq, pasi “Sprint Qualifying” ka në dispozicio­n edhe pikë për pilotët, teksa fituesi i minigarës së sotme do të marrë 3 pikë, 2 shkojnë për vendin e dytë dhe 1 për të tretin, duke bërë që në total, hipotetiki­sht një pilot ka mundësinë ta mbyllë fundjavën me 28 pikë të fituara. Kështu, përveç rekordeve dhe arritjeve të jashtëzako­nshme në karrierë, Hamilton shkruan emrin e tij edhe si piloti i parë, që merr “pole” në formatin e ri të Formulës 1 edhe pse në fakt nuk bëhet fjalë për një “pole” të mirëfilltë. Britaniku do të startojë në krye, ndërsa pas tij do të ketë liderin e kampionati­t Maks Vershtapen. Holandezi i Red Bullit ishte vetëm 75 të mijtat më i ngadaltë. Ndërkohë, nga pozicioni i tretë do të niset, piloti tjetër i Mercdesit, Valteri Botas. Një rezultat të mirë regjistroi edhe Ferrari, me anë të Sharl Lëklerk (+0"075) që u klasifikua i katërti, ndërsa Karlos Sainz nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë. Kështu, pista e Silverston garanton një betejë të dyfishtë, sot dhe nesër, me Luis Hamiltonin që do të kërkojë të rikuperojë pikë kundrejt Maks Vershtapen­it, teksa ky i fundit kryeson kampionati­n me 182 pikë, 32 më shumë se britaniku i Mercedesit, që mban vendin e dytë. “Sprint Qualifying” do të startojë sot në orën 17:30, ndërsa nesër në orën 16:00 do të jetë radha e garës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania