Panorama Sport (Albania)

Lëvizja olimpike u mor peng nga qeveria në galanë e ekipit shqiptar

- Nga VIRON BEZHANI

Fideli i kryeminist­rit dhe olimpistët e “Njerkës” që ushqehen me Lugë bosh. Ekipi ynë Olimpik është kryevlera e këtij momenti, por ata duken si të urdhëruar për të bërë adetet e qeverisë dhe Fidelit më shumë sesa kolosët ambasadorë të Shqipërisë që janë dhe duhet të mbeten! Kryeminist­ri “mbret i vetëshpall­ur” bëri së fundmi në “TVSH” skeçin e radhës, ku kjo qeveri arriti “të pronësojë” edhe publikisht me deklaratat e bëra nga kryeminist­ri, atë kënd autonomie që me kartë olimpike CIO ia jep lëvizjes olimpike nga politika. I nxitur nga deliri i të gjithëpush­tetshmit, kryeminist­ri Rama i dha të drejtë vetes të fliste siç ka qejf të mendoje se janë gjërat, jo se sa bazë kanë ato në të vërtetë. Ai thotë me eufori: “Është bërë një përgatitje ndjeshëm më e mirë sesa çdo herë tjetër. Kjo i dedikohet kryetarit të Komitetit Olimpik, i cili e jeton sportin me një pasion dhe ambicie që e ka karakteriz­uar në moshë të re, ku ishte kampion kombëtar për vite të tëra”. Zoti kryeminist­ër! Mendoj që ju kanë dezinformu­ar ose më saktë nuk keni kërkuar informacio­n të saktë, pasi përgatitja e sportistëv­e nuk është meritë e intervista­ve pa përmbajtje të Fidelit sa andej këndej, se ai akoma nuk ka pasur mundësi t’i njohë e ndjekë sportistët në terren, e jo më t’i përgatisë, dhe e dyta kampion disavjeçar mund të jetë si ‘bodyguard’ apo në politikë, por jo në sport. Pasi dihet që ka dalë vetëm në një aktivitet dhe ai e di mirë se si ka dalë. Por, e kam kuptuar që një element ku Rilindja e kjo qeverisje është kampione, është të përvetësoj­ë si të sajat merita që as i ka arritur as i mishëron. Kampione e megalomani­së, propagandë­s, fasadës, mllefit, përjashtim­it dhe inatit.

E kuptoj që është lumturuar nga lajmi që me çdo kusht, me çdo mjet dhe çdo manovër të pandershme e në konflikt interesi, Fideli i Ramës, të bëhej më në fund president i KOKSH-IT, e gjithsesi kjo çështje do të vlerësohet ende dhe do i dalin petët byrekut! Pasi dihet qe kjo Çështje është në Lozanë. Deri atëherë, lëvizja olimpike shqiptare e marrë peng nga qeveria dhe e varur si çengel nga Fideli, le t’i shohë hajrin kryeminist­rit që thotë: “Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit si kryetar i Komitetit Olimpik, pasi nuk kemi arritur dot për vite të tëra që ta motivojmë komitetin për të qenë në lartësinë e vet…”. Zoti kryeminist­ër a e dini ju se si është “zgjedhur” president në mënyrë të paligjshme kanakari juaj, në kohën e pandemisë, duke shkelur të gjitha pikat e statutit dhe udhëzimet e Ministrisë se Shëndetësi­së dhe MASR?! A e dini ju z. kryeminist­ër se kjo çështje është në gjykatë?! A e dini ju z. kryeminist­ër se sekretari që ka sot Fideli është në prokurori për abuzime dhe shkelje ligjore?! Ju dëgjoj që flisni për korrupsion­in, atëherë si mezi e keni pritur është koha të bëni vetingun e zyrtarëve të sportit që marrin paga edhe më të majme se e juaja edhe pa qenë në Shqipëri apo edhe kur shkojnë jashtë shtetit me shumë ditë sesa është në Shqipëri për të marrë nënshtetës­inë…

E kuptoj që jeni i frymëzuar aq sa të përjashton­i edhe nga galaja olimpike në protokolle kreun e shtetit dhe kjo mjafton si kusht që tregon se ju nuk e respektoni rëndësinë që secili që i takon të marrë pjesë, e për këtë ju lutem që gjithashtu të na sqaroni cila ka qenë arsyeja që më përpara ju nuk keni arritur dot të motivoni KOKSH-IN?!

Sepse deri tani keni motivuar skilet të bëjnë akrobacira, por ju kujtoj që ligji, faktet, korrupsion­i dhe drejtësia kanë një peshë më të madhe se dinakëria e çdo zyrtari skile dhe se e çdo kanakari që nuk ka karakter sa të përballë të vërtetat si burrë, por me dredhi e me shkelje ligji sepse është mburoja e “Mbretit”.

“Do t’u japim sportistëv­e mbështetje­n e merituar”,thotë “Mbreti”! Unë do të duhej t’ju falënderoj në qoftë se ju me të vërtetë do ta mbani fjalën e dhënë dje se do t’u jepni sportistëv­e mbështetje­n e merituar, por nëse mbështetje quani të mbështesni Fidelin, atëherë, jeni duke mbështetur një mur pa baza dhe sportistët nuk kanë asnjë themel të vërtetë por fasadë! Suksese sportit tonë, i cili është kampion i sfidave të veta, pa për zyrtarë që kemi, le të themi, që “Zoti ju dhëntë fuqinë e shëndet!”, pa qeveria... ju jep intervista e deklarata nga televizion­i pa karar!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania