Panorama Sport (Albania)

CR7 ul rrogën: Juve, qëndroj për të fituar

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kristiano Ronaldo nuk la vend për dy shime në planetin bardhezi. Ai do të paraqitet rregullish­t në grumbullim­in e Juves më datë 25 korrik. Masimilian­o Alegri e pret krahëhapur, po ashtu si edhe shokët e drejtuesit. Kampioni portugezi në ditët e kaluara ka komunikuar me klubin dhe ka bërë të ditur padurimin e tij për t'u rikthyer në stërvitje. Kushdo që ka komunikuar me 36-vjeçarin është i bindur për vullnetin e tij për të vazhduar qëndrimin në Torino. Koherencë e dukshme, sidomos pasi edhe menaxheri Horge Mendesh i kishte garantuar besnikëri presidenti­t Anjeli në një takim të ndodhur dy javë më parë, pavarësish­t se në ato ditë shumëkush ishte gati të vinte bast për largimin e Ronaldos.

SIRENA MERKATOJE

Kontrata deri në vitin 2022 e mban të qetë Juven, por me sheikët e PSG-SË dhe Florentino Perezin në mes nuk i dihet kurrë. Na Madrid duan Mbapenë, të cilin francezët janë gati ta zëvendësoj­në me Ronaldon duke formuar një ekip yjesh nën kullën "Eifel". Sidoqoftë, vetë sulmuesi është i fokusuar te bardhezinj­të me të cilët kërkon të arrijë çdo objektiv të mundshëm. Titull e Champions janë synimet primare, por edhe trofetë individual­ë nuk snobohen nga një kampion që zakonisht u lë thërrimet rivalëve. Për të qenë totalisht të sigurt, në klubin bardhezi presin kthimin nga pushimet të Anjelit që do të vendosë përfundimi­sht pikat mbi "i" me CR7, por do të jetë një ballafaqim normal e nuk priten surpriza.

SI MESI

Në Torino do të donin që qëndrimi i Ronaldos të shkonte përtej skadencës së kontratës, e parashikua­r për vitin 2022. 31 milionë euro, që së bashku me taksat bëhen 60, janë shumë edhe për një superfuqi si "Zonja e Vjetër", ndaj nuk do të ishte çudi që rruga e rinovimit të gjendej nën shembullin e Leo Mesit i cili përgjysmoi rrogën për Barçën, por dyfishoi afatin e qëndrimit të parashikua­r në Katalonjë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania