Panorama Sport (Albania)

Dinamo prezanton Ibraimin, një italian merr Kukësin: Dua të të eci në rrugën e Murinjos

“Kam mësuar prej Rejës, në gjurmët e Murinjos e Hansi Flikut”

- OLSI TUJANI

Trajneri i ri i Kukësit, Diego Longo, u pre zantua dje në “Air Albania” në praninë e drejtorit sportiv, Pero Pejiç. 45-vjeçari firmosi me klubin verilindor, teksa së bashku me të, pjesë e ndihmësve do të jetë edhe asistenti Amadeo di Late, ish-portieri i Sampdorias dhe Livornos. Longo komentoi kontaktet e para me Kukësin, njohjen e lojtarëve dhe rivalëve si dhe dëshirën apo mentalitet­in e tij të punës që do të kërkojë të implemento­jë te verilindor­ët.

FALËNDERIM­ET – “Para së gjithash ju falënderoj të gjithëve dhe në veçanti klubin që më dha këtë mundësi, si dhe për besimin. Ka shumë besim rreth meje dhe shumë ambicie. Më kanë treguar se me të vërtetë duan të arrijnë gjëra të mëdha dhe pranova të vij këtu. Që në momentin e parë që takova Aldon (Gjici), Pejiçin dhe menaxherin, folëm hapur. Erdha këtu prej besimit të dhënë. E rëndësishm­e është të jemi të gjithë bashkë, të punojmë në 100% dhe të arrijmë objektivat”.

KAMPIONATI SHQIPTAR

“E njoh kampionati­n. E njihja që më parë. Megjithatë, jo me detaje dhe fillova ta studioja sapo nisëm bisedimet, para tri javësh. Kontakti i parë ka nisur që para 3 javësh. Më pëlqen Superiorja dhe ne mund të rritemi si ekip. Nuk flas dot për ekipet e tjera për momentin, pasi nuk dua të gjykoj për çfarë kanë bërë apo nuk kanë bërë. Sezonin e shkuar të tjerët ishin më mirë se ne, pasi 20 pikë diferencë janë shumë. Të shohim vetëm Kukësin dhe të përmirësoh­emi, sidomos në mentalitet dhe në dëshirën për të punuar fort e jo për të menduar që i kemi fituar ndeshjet, por të bëjmë gjithçka që t’i fitojmë”.

RAPORTI ME EDI REJËN “Trajnerin Edi Reja e kam njohur më parë, e kam takuar shumë vite më parë, kur ishte trajner i Lacios. Kam qëndruar 1 javë në qendrën stërvitore të Lacios dhe kam mësuar sepse është një njeri i hapur. Do ta kontaktoj së shpejti dhe do të takohemi. Për mua është e rëndësishm­e të jap më të mirën. Ne duhet të përmirësoh­emi. Kam pasur biseda me të dhe është nga ata që të vjen në ndihmë”.

MERKATOJA E KUKËSIT

“Kam shumë besim te futbollist­ët dhe te klubi që i ka afruar, por nuk i kam parë në fushë sepse s’i kam stërvitur ende. Ka lojtarë të rinj dhe me eksperienc­ë. Mund të përmend braziliani­n që ka ardhur i cili shfaq cilësi të mira. Nuk do të futemi në fushë sikur i kemi fituar ndeshjet, do të punojmë që të futemi për të fituar. Nuk dua lojtarë që të mendojnë se nuk kanë nevojë për t’u përmirësua­r, por ata që i përshtaten dhe japin gjithçka për grupin”. E SHKUARA SI ASISTENT

“Si asistentë kanë punuar edhe Flik, Tuhel dhe Murinjo. Shpresoj të jem në rrugën e tyre. Po bëj shaka... Është privilegj të punosh në klube të mëdha. Unë kisha kontratë me Dinamon e Kievit dhe vendosa të largohesha për të nisur eksperienc­ën si trajner. Kemi objektiva të rëndësishë­m”. QËLLIMET E KLUBIT “Qëllimet e klubit janë të qarta: të jemi kompetitiv­ë. Nuk mund të them tani që do të fitojmë kampionati­n. Nuk e bën as Teuta, as Vllaznia e as Partizani. Ne do të bëjmë më të mirën tonë dhe do të rivalizojm­ë me të gjithë. Sa i takon merkatos, do të flas me klubin. Nuk flas për emra, por do flas me klubin për çfarë lojtarësh duhet të vijnë këtu”. MUNGESA E PEJIÇIT Në momentin kur Pejiç pyetet se si do ta zgjidhë në rolin e drejtorit mungesën e Pero Pejiçit goleador te Kukësi, ka ardhur edhe një batutë nga trajneri Longo. “Ndoshta do të na bëjë edhe Pejiç ndonjë gol. Do ta bëjmë të shënojë (qesh...)”, përfundoi deklarata e italianit të Kukësit.

 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ?? Diego Longo (djathtas) dje gjatë prezantimi­t si trajner i Kukësit
FOTO: F. HAZISLLARI Diego Longo (djathtas) dje gjatë prezantimi­t si trajner i Kukësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania