Panorama Sport (Albania)

Perez: Murinjo ndau Ozilin nga e dashura, Figo një bir k...

“I tha se e ka pasur gjithë Interi dhe Milani”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mesut Ozil është “viktima” e radhës e përgjimeve të Florentino Perezit, të cilat po publikohen ditaditës nga gazeta “Elconfiden­cial”. Numri një i klubit tregon për raportin që ai ka pasur me një modele italiane dhe udhëtimet që bënte shpesh nga Madridi drejt Milanos për ta takuar.

OZIL - Perez thotë se ishte Zhoze Murinjo që e ndihmoi të shkëputej nga ajo, pasi nuk ishte e duhura për të. “Ozil erdhi te Reali i Madridit me një të dashur apo të fejuar 21vjeçare. Ishte nga ato të gjeneratav­e të treta të turqve. Pastaj djaloshi zbuloi Madridin dhe jetën dhe u nda nga ajo. E nisi për në Turqi dhe filloi të eksploront­e. U dashurua me një modele italiane në Milano. Ai merrte avionin privat një herë në dy ditë, shkonte aty, e takonte dhe kënaqej me të pastaj rikthehej sërish”, dëgjohet në bisedën e vjedhur. Pastaj presidenti Perez tregon edhe një episod mes Murinjos dhe lojtarit turk. “Një ditë Mou e takon veçmas Ozilin, të cilin e donte si njeri dhe i thotë: ‘Dëgjo Mesut, o kungull. Do të më lejosh që të them diçka sikur të isha yt atë?’ I shkreti djalosh iu përgjigj: ‘Sigurisht trajner, sigurisht’. Shiko, ajo zonjusha me të cilën ti po del gjatë kësaj kohe ka dalë fillimisht me të gjithë lojtarët e Interit dhe të Milanit, përfshirë këtu edhe stafet teknike të të dyja skuadrave. Në atë moment Ozil u nda. Murinjo është një i çmendur. Imagjinoni çfarë batutash bën edhe në këtë histori”, thotë Perez duke qeshur.

GUTI - Nuk ka shpëtuar pa u përmendur edhe një tjetër legjendë e skuadrës madrilene Guti. Për të thonë se ai është i keqi i vetes. “Nuk e shoh normal atë njeri. Është armiku i vetes”, dëgjohet të thotë Perez. Janë zbuluar gjithashtu edhe ofendime të tjera drejt disa lojtarëve të rëndësishë­m. “Figo është një gjarpër në dhomën e zhveshjes. Më i miri ka qenë Zidan, pa asnjë dyshim. Figo ishte një bir k..., ashtu si edhe Rauli. Më të këqijtë kanë qenë Raul dhe Figo”, dëgjohet në përgjim.

 ??  ?? Aida Jespika, modelja me të cilën ishte i lidhur Ozili
Aida Jespika, modelja me të cilën ishte i lidhur Ozili
 ??  ?? Florentino Perez, president i Realit të Madridit
Florentino Perez, president i Realit të Madridit
 ??  ?? Mesut Ozil dhe Zhoze Murinjo
Mesut Ozil dhe Zhoze Murinjo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania