Panorama Sport (Albania)

Varan dhe Tripier, “Djajtë” bëjnë dy goditje në mbrojtje

Marrëveshj­a pritet të mbyllet për 68 milionë paund, në total 140 milionë të shpenzuar

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Junajti di është shumë pranë finalizimi­t të dy goditjeve të radhës për të forcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm. Rafael Varan dhe Kieran Tripier janë shumë pranë transferim­it në “Old Trafford”. Ole Gunar Solskjaer e ka identifiku­ar repartin e prapavijës si thembrën e Akilit të skuadrës së tij, por më në fund duket se e ka gjetur partnerin e ardhshëm të Herri Meguajërit, mbrojtësi i Realit, Rafael Varan. Por, përveç tij, mbrojtësi i djathtë i Atletikos së Madridit, Kieran Tripier, pritet gjithashtu të rikthehet në Premier Ligë. Sipas “The Sun” për transferim­in e dy mbrojtësve, “Djajtë e Kuq” do të paguajnë 68 milionë paund. 50 milionë paund pritet të kushtojë transferim­i i qendërmbro­jtësit francez, i cili hyn në vitin e tij të fundit të kontratës dhe Reali nuk dëshiron që ta humbasë me parametër zero, ashtu siç ndodhi me kapitenin Serxho Ramos këtë verë. “The Express” shkruante një ditë më parë se me Varanin është arritur marrëveshj­a personale dhe Junajtidi shpreson që të mbyllë negociatat me klubin spanjoll brenda javës së ardhshme. Transferim­i i 28vjeçarit do t’i jepte fundit kështu një ëndrre të vjetër të 20 herë kampionëve të Anglisë. Varan u kërkua nga Sër Aleks Ferguson 10 vite më parë, para se Reali t’i rrëmbente firmën kur ai luante ende në Francë. Ndërkohë që, Junajtidi bëri edhe një ofertë në vitin 2018, e cila u refuzua nga madrilenët. Tripier ka edhe dy vite kontratë në Madrid, ku ai luajti sezonin e shkuar dhe fitoi titullin me Atletikon. 30-vjeçari dëshiron të rikthehet në Angli, ndërsa Solskjaeri­t i pëlqen fakti që mbrojtësi i Anglisë mund të luajë në të dyja korsitë e repartit. Transferim­i i Tripierit do të vinte në dyshim të ardhmen e Uan-bisakës. Nëse transferim­et e Tripierit dhe Varanit do të zyrtarizoh­en së shpejti, atëherë Junajtidi do të ketë shpenzuar në total 140 milionë paund, pas goditjes së parë të kësaj vere, që është Xhejdën Sanço. Për sulmuesin 21-vjeçar të Anglisë, “Djajtë” i paguan Dortmundit 73 milionë paund.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania