Panorama Sport (Albania)

Shembulli i Gjermanisë për kampionate­t e Shqipërisë 2021-2022

- Nga BESNIK DIZDARI

Ja cili ishte organizimi i kampionate­ve të Gjermanisë për sezonin 2020‘21. Dhe i tillë është edhe për sezonin 2021-2022. Po ia propozojmë Shqipërisë sonë të dashur, për ta përshtatur me skuadrat e saj të tria kampionate­ve për sezonin e ri, pra për këtë 2021-2022...

Ja cili ishte organizimi i kam pionateve të Gjermanisë për sezonin 2020-‘21. Dhe i tillë është edhe për sezonin 2021-2022. Po ia propozojmë Shqipërisë sonë të dashur, për ta përshtatur me skuadrat e saj të tria kampionate­ve për sezonin e ri, pra për këtë 2021-2022:

BUNDESLIGA I

1. Bayern München

2. RB Leipzig

3. Borussia Dortmund

4. VFL Wolfsburg

5. Eintracht Frankfurt

6. Bayer 04 Leverkusen

7. FC Union Berlin

8. Borussia Mönchengla­dbach

9. VFB Stuttgart

10.SC Freiburg

11.TSG Hoffenheim

12.FSV Mainz 05

13.FC Augsburg

14.Hertha BSC

15.Arminia Bielefeld

16.1. FC Köln

17.Werder Bremen

18.FC Schalke 04

* Tri ose dy skuadrat e fundit bien në Bundesligë­n II (Kategoria II në “shqip”)

BUNDESLIGA II

1. VFL Bochum

2. Spvgg Greuther Fürth

3. Holstein Kiel

4. Hamburger SV

5. Fortuna Düsseldorf

6. Karlsruher SC

7. SV Darmstadt 98

8. FC Heidenheim

9. SC Paderborn 07

10.FC St. Pauli

11.FC Nürnberg 12.Erzgebirge Aue 13.Hannover 96

14.Jahn Regensburg

15.SV Sandhausen

16.VFL Osnabrück 17.Eintracht Braunschwe­ig 18.FC Würzburger Kickers

* Tri ose dy skuadrat e para ngjiten në Bundesligë­n I (padrejtësi­sht Superiore në “shqip”)

* Tri ose dy skuadrat e fundit bien në Bundesligë­n III (padrejtësi­sht Kategoria II në “shqip”)

BUNDESLIGA III

1. Dynamo Dresden

2. Hansa Rostock

3. FC Ingolstadt

4. TSV 1860 München

5 1. FC Saarbrücke­n

6. SV Wehen Wiesbaden

7. SC Verl

8. SV Waldhof Mannheim

9. Hallescher FC

10.FSV Zwickau

11.FC Magdeburg

12.FC Viktoria Köln 13.Türkgücü München

14.FC Kaiserslau­tern

15.MSV Duisburg

16.KFC Uerdingen

17.SV Meppen

18.Bayern München II

19.VFB Lübeck

20.Spvgg Unterhachi­ng

* Tri ose dy skuadrat e para ngjiten në Bundesligë­n II (padrejtësi­sht Kategoria I në “shqip”)

* Tri skuadrat e fundit bien në Regional Liga (saktësisht Kategoria IV në “shqip”)

Siç shihet, gjithçka është për së mbari. Nuk po vazhdojmë me Regionalig­at e të tjera, por paraqitëm skemën e tri ligave të para të Gjermanisë, çka nuk ka asnjë pengesë që po kështu t’i organizojë kampionate­t 2021-2022 edhe Shqipëria. Dashur apo pa dashur, kjo është bërë një nga temat më të parapëlqye­ra (preferuara), thjesht për respektin ndaj historisë kombëtare të futbollit mirëfilli qytetar. Përveçse shembullit gjerman, kjo skemë është e njëjtë te mbi 80 për qind e organizime­ve të kampionate­ve kombëtare të shteteve të Europës.

Siç e kam thënë më parë, shkrimet kanë qenë me dhjetëra, tash e pakta nja 8 vjet. Por, në fund të fundit, nënvleftës­imet për shkrimet e gazetarëve në FSHF-NË e sotme tepër trime, janë shembullor­e, ngaqë kujton se skuadrat e kampionate­ve i ka të sajat. Kur në gjithë Europën ato janë “pronë” e Ligës Kombëtare të çdo shteti, ajo që në Shqipëri nuk ekziston. Se po të ekzistonte, do t’i thoshte FSHF-SË: “Merru me ekipet kombëtare se kampionate­t janë tonat”.

Dihet fort mirë, ndërkaq, se kohët e fundit këtë shtim të skuadrave, për të flakur tej kampionati­n e parë me vetëm 10 skuadra dhe me katër periudha (faza) krejt të mërzitshme, monotone e të pafryt, e kanë kërkuar plot 30 skuadra apo klube të Shqipërisë.

E pra, 16 skuadra! Po! Kjo mund ta shpëtojë kampionati­n kombëtar të Shqipërisë sa në forcën zhvilluese të tij, por më shumë në forcën e traditës qytetare të gjeopoliti­kës së brendshme të tij.

Përsëris edhe këtu thënien e famshme të Loro Boriçit dikur: “Na duhen më shumë skuadra në kampionat. Mbasi je lodhë e munduar fort me rivalin, e mezi i ke shënuar një gol, duhet të vijë java tjetër e të kesh përballë një skuadër të lehtë, për ta mundur me shumë gola. Sepse, ku do të mësojnë tjetërkund lojtarët me ba gola?”, pyeste Boriçi në retorikën e tij.

Dhe këtë, mjeshtri i madh e thoshte qysh herët, ndonëse asokohe kishim një kampionat jo me pak skuadra, por me plot 14. Ndonëse thënia e Boriçit nuk është arsye kryesore për shtimin e skuadrave në fjalë. Është tejet tërheqëse, megjithatë.

Dhe nuk është pa përvojë Shqipëria në këto punë. Kampionate­t e viteve 1955, 1993, 1995. kanë pasur 16 skuadra. Ndërsa dy herë, më 1997 dhe 1998 kemi pasur 18 skuadra, ndërkohë që rekordi i përket kampionati­t të vitit 1952 me plot 20 skuadra! Dhe nuk qe përmbysë bota!

Ndërkaq, kemi plot 8 edicione me 10 skuadra, që nuk shënuan asnjë rritje e fuqizim të kampionati­t. Madje, siç e kemi argumentua­r njëqind herë, ky kampionat kombëtar me vetëm 10 skuadra, flaku tej deri Partizan e Dinamo, SK Tiranë e Vllazni,

e tash së fundi edhe Flamurtari­n e Elbasanin që u “zhdukën” deri në Kategorinë III!

Nëse do të bënim një studim (sa vite kemi që nuk është bërë asnjë studim për futbollin kombëtar?), për të gjetur raportin midis fajeve të vetë këtyre skuadrave që ranë dhe fajit të numrit të paktë të skuadrave, vetëm 10 pra, them, siç e kemi argumentua­r pa pushim, se në mbi 60 për qind, fajtor ka qenë numri i paktë i skuadrave. Dhe kur kujton mandej se përjashtua­n jo vetëm 1 skuadër, atë që zë vendin e fundit, por 2, pa harruar edhe një të tretë që donin ta përjashton­in përmes “play out”-it, atëherë mund të themi me plot gojën se drejtimi i kampionati­t të Shqipërisë ndodhet në duar të gabuara.

Ndërkaq, shembulli gjerman na thotë se edhe pse nuk ka 10 skuadra, por plot 18, bien vetëm dy, ndërsa në “play out” shkon skuadra që zë vendin e 16-të. Kjo do të thotë se ndërsa Gjermania përjashton vetëm 10 për qind të skuadrave nga Bundesliga I, Shqipëria do që të përjashtoj­ë 30 për qind në një kampionat me vetëm 10 skuadra! E pamëshirsh­me, e pavetëdijs­hme, e paditur, përveçse me mungesa të theksuara në formimin atdhetar për futbollin kombëtar.

Për fat, krejt papritmas, Federata Shqiptare e Futbollit sapo ka marrë një vendim të drejtë duke e organizuar kampionati­n e Kategorisë II (që me mashtrim e quan I) me 16 skuadra, me vetëm dy faza. Atë që ne e kemi kërkuar nja 20 herë në shkrimet tona. Bukur vërtet! Mirëpo, kjo nuk sinkronizo­het (edhe simbas modelit gjerman) me numrin e skuadrave në kampionati­n e parë kombëtar, që ka vetëm 10, por që ia vlen fort të jenë 16.

Po ju kujtojmë edhe një herë se si ka ecur kampionati i Shqipërisë në 9 vjetët e fundit:

2012-‘13: 14 skuadra 2013-‘14: 12 skuadra 2014-‘15: 10 skuadra 2015-‘16: 10 skuadra 2016-‘17: 10 skuadra 2017-‘18: 10 skuadra 2018-‘19: 10 skuadra 2019-‘20: 10 skuadra 2020-‘21: 10 skuadra

Siç shihet, 9 vjet më parë, stina 2012-‘13, kampionati ka pasur 14 skuadra pjesëmarrë­se. Ju kujtojmë renditjen:

Kampionati Kombëtar 2012-‘13:

1. SKËNDERBEU 58 18 4 4 43-14

2. KF KUKËSI 52 15 7 4 49-25

3. TEUTA 48 14 6 6 32-24

4. FLAMURTARI 46 13 7 6 49-33

5. SK TIRANA 43 12 7 7 30-23

6. VLLAZNIA 38 11 5 10 30-26

7. KF LAÇI 38 11 5 10 32-31

8. KASTRIOTI 34 10 4 12 25-35

9. BESA 32 8 8 10 23-26 10.BYLISI (-3) 30 9 6 11 32-29 11.SHKUMBINI 29 7 8 11 18-33 12.TOMORI 19 4 7 15 30-50 13.LUFTËTARI 19 5 4 17 24-44 14.APOLONIA 13 1 10 15 16-40

Ku ishin të metat e mëdha të këtij kampionati, që guxuan t’ia shkurtonin plot 4 skuadra, duke flakur tej me një të rënë të lapsit, e pakta tri qytete të vërteta të futbollit kombëtar si Berati, Gjirokastr­a e Fieri?

E shihni pra, që në ketë kampionat 2012-‘13 kanë qenë Flamurtari i Vlorës, Besa e Kavajës, Tomori i Beratit, Luftëtari i Gjirokastr­ës e Apolonia e Fierit, të cilat tash mezi merret vesh se ku ndodhen, ndonëse janë histori fort e rëndësishm­e e kampionati­t qytetar të Shqipërisë.

Dhe mbas këtij kampionati 2012‘13 me 14 skuadra, mbërritën “bukur” 7 kampionate me 10 skuadra, me katër periudha e s’di se çka tjetër! Mjaft! Kthejani Shqipërisë kampionati­n e saj për së mbari, madje kampionate­t e saj. Nuk është fjala këtu për të imituar 100 për qind kampionate­t e Gjermanisë, por është fjala të imitoni skemat e kampionate­ve të shumicës së shteteve të Europës. Madje, ju takon ta keni për detyrë imediate që të imitoni për mirë edhe plot 30 kampionate të Shqipërisë që kanë qenë ndër më të bukurit, me 14, 16 apo18 skuadra. Mbi të gjitha, të flakni tej kampionate­t me 4 periudha (faza), një monotoni e pafrut kjo, apo këta me 13 “play off” e “play out” të vitit 2021 (sepse ishin 13, pra jo 12, ndërsa kisha harruar edhe “play out”-in Butrinti – Oriku).

Modeli shqiptar që propozohet këtu për vitin 2021-2022 është mjaft tërheqës dhe serioz, natyrisht edhe nën ndikimin e atij të Gjermanisë. Kjo skemë është sendërtuar duke marrë për bazë renditjen 2020-‘21 të skuadrave në të tria kampionate­t.

Tek është:

16 skuadra për Kampionati­n Kombëtar të Shqipërisë 2021-‘22

1. TEUTA / Durrës 2, VLLAZNIA / Shkodër

3. PARTIZANI / Tiranë

4. KF LAÇI / Laç

5. SK TIRANA / Tiranë

6. KF KUKËSI / Kukës

7. SKËNDERBEU / Korçë

8. KASTRIOTI / Krujë

9. BYLISI / Ballsh 10.APOLONIA / Fier 11.DINAMO / Tiranë 12.KF BURRELI / Burrel 13 KORABI / Peshkopi 14.EGNATIA / Rrogozhinë 15.TOMORI / Berat 16.KF POGRADECI / Pogradec

* PROPOZIMI:

* Tri skuadrat e fundit zbresin në kampionati­n e Kategorisë II (atë që sot e quajnë rrejshëm I).

16 skuadra për Kampionati­n e Kategorisë II (rrejshëm I) 2021-2022

1. KF VORA / Vorë

2. BESËLIDHJA / Lezhë

3. ERZENI / Shijak

4. ORIKU / Orikum

5. PARTIZANI B / Tiranë

6. BESA / Kavajë

7. KS LUSHNJA / Lushnjë

8. TURBINA / Cërrik

9. FLAMURTARI / Vlorë

10.KS ELBASANI / Elbasan 11.SHKUMBINI / Peqin 12.SOPOTI / Librazhd 13.TËRBUNI / Pukë

14.KF MALIQI / Maliq 15.BUTRINTI / Sarandë 16.LABËRIA / Vlorë

* PROPOZIMI:

* Tri skuadrat që zënë vendet e para ngjiten në kampionati­n e parë kombëtar.

* Tri skuadrat që zënë vendet e fundit zbresin në kampionati­n e Kategorisë III (atë që sot e quajnë rrejshëm II).

16 skuadra për Kampionati­n e Kategorisë III (rrejshëm II) 2021-2022

1. LUZI 2008 / Luz

2. KF BULQIZA / Bulqizë

3. KF GRAMSHI / Gramsh

4. ILIRIA / Fushë-krujë

5. ADA /Velipojë

6. VALBONA / Tropojë

7. INTERNACIO­NAL / Tiranë

8. KF KLOSI / Klos (-6)

9. DEVOLLI / Devolli 10.NAFTËTARI / Kuçovë 11.KF TEPELENA / Tepelenë 12.ALBPETROLI / Patos 13.KF PËRMETI / Përmeti 14.KF KËLCYRA / Këlcyrë 15.GRAMOZI / Ersekë 16.KF MEMALIAJ / Memaliaj

* PROPOZIMI:

* Tri skuadrat që zënë vendet e para ngjiten në kampionati­n e Kategorisë II (atë që sot e quajnë rrejshëm I).

* Tri skuadrat që zënë vendet fundit zbresin në kampionati­n e Kategorisë IV (atë që sot e quajnë rrejshëm III) riorganizi­mi i të cilit nuk qe pjesë e këtij shkrimi.

***

Siç kam thënë, me këtë shkrim merr fund “beteja” ime për ndryshimin e organizimi­t të kampionate­ve të Shqipërisë, pa vonuar aspak, por qysh këto ditë për sezonin e tashëm, këtë 2021-‘22.

Që nga ky çast, mbas dhjetëra e dhjetëra shkrimeve, forcën u takon ta ushtrojnë vetë skuadrat e Shqipërisë, qytetet, bashkitë, opinioni publik i tyre. Ndryshe, të gjithë këta do të mbesin në histori si të nënshtruar­it më të mëdhenj ndaj grupit të vogël të drejtuesve të futbollit në Shqipëri. E pafalshme!

 ??  ??
 ??  ?? Komiteti Ekzekutiv i FSHF-SË
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-SË

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania