Panorama Sport (Albania)

Sulmi i kuq është i frikshëm, më të mirët në Ligën e Konferencë­s

- VERONIK ISTREFAJ

Partizani e ka armën më të fortë sulmin dhe këtë gjë e konfirmojn­ë statistika­t ndeshje pas ndeshjeje. Edhe pse "demat e kuq" të Ilir Dajës pësojnë më shumë se sa trajneri do të dëshironte, sulmi i ka nxjerrë gjithmonë nga situata. Plot 8 gola i shënoi Partizani skuadrës moldave të Sfintulit, duke kaluar me sukses turin e parë dhe duke avancuar në turin pasardhës, aty ku do të kenë përballë gjigantët zviceranë të Bazelit.

LIGA E KONFERENCË­S

Me tetë golat e shënuar kundër Sfintulit në 180 minuta, Partizani ka sulmin më të mirë në Ligën e Konferencë­s pas turit të parë. Të kuqtë e Ilir Dajës renditen të parët dhe lënë pas plot 65 ekipet e tjera pjesëmarrë­se në këtë kompeticio­n të ri të UEFA-S. Në tetë golat e shënuar, protagonis­t absolut ka qenë Stenio Zhunior, me bomberin brazilian që ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar tri asiste. Cara ka shënuar dy gola, po aq sa Lukas Kardozo. Të gjitha rrjetat e realizuara kanë ardhur nga sulmuesit. Partizani lë pas ekipin e Dinamo Batumit, me 7 gola, si dhe sllovakët e Zilinas, me 6 gola. Vllaznia renditet e 11-ta, me 4 gola të shënuar, ndërsa ekipi i Laçit i 18-ti, me 3 rrjeta të realizuara.

FRONI NË SUPERIORE

Forca e Partizanit në sulm, nuk është rastësi. Edhe gjatë edicionit të shkuar futbollist­ik, "demat" kishin ofensivën më të mirë në Superiore, ku në 36 ndeshje, tundën rrjetën plot 53 herë. Golashënue­si më i mirë i ekipit ishte Jasir Asani, me 9 gola të realizuar. Sulmuesi që tashmë është transferua­r në Hungari te Kisvarda, ndiqej nga Çinari me 8 gola, që po ashtu është transferua­r larg Shqipërisë. Stenio Zhunior me 6 gola, si dhe Tedi Cara e Lukas Kardozo me nga 5 gola në Superiore sezonin e shkuar, janë treshja e sulmit aktuale e Partizanit. Pritet që Partizani të bëjë dhe ndonjë përforcim në sulm, por për momentin, të tre lojtarët e ofensivës po bëjnë detyrën e tyre, duke realizuar në çdo ndeshje dhe duke qenë problem për kundërshta­rët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania