Panorama Sport (Albania)

Kastrioti nuk ndalet, akord me Bruno Arrabal

- BUJAR BALLIU

Kastrioti ka bërë një tjetër goditje në harkun kohor të 24 orëve. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivi­sht se krutanët, pasi e mbyllën marrëveshj­en për transferim­in e Edon Hasanit në Krujë, kanë siguruar edhe shërbimet e mesfushori­t të njohur brazilian Bruno Arrabal, i cili e ka mbyllur aventurën tek Arbëria në Kosovë dhe tashmë do të jetë pjesë e Kastriotit për sezonin e ri. 29-vjeçari ka luajtur rregullish­t me skuadrën kosovare, ndërsa më parë ka qenë pjesë e shumë skuadrave, mes tyre në superiore ka luajtur me ekipin e Kamzës, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Ethnikos Achna FC në Qipro, por edhe Llapit, si edhe Duque de Caxias në Brazil. Ky afrim shihet si mjaft i goditur te Kastrioti, pasi Arrabal luan në disa pozicione. Kontrata e tij do të jetë njëvjeçare, por me të drejtë rinovimi edhe për një sezon. Krutanët tashmë kanë hyrë fuqishëm në merkato dhe në ditët në vijim pritet që të ketë të tjera afrime cilësore.

RIKTHIMI - Paralel me lëvizjet në hyrje, krutanët po punojnë edhe me lojtarët që ishin pjesë e tyre sezonin e shkuar. Arbër Basha pati kërkuar lejen e kalimit pak ditë më parë, por krutanët hezituan që t'i jepnin lejen e kalimit ish-mesfushori­t të Kombëtares U-21. Kësisoj, stafi teknik i ka ofruar një ofertë të mirë për të rinovuar sërish mesfushori­t dhe Basha e ka pranuar duke bërë që në këtë mënyrë të jetë sërish pjesë e Kastriotit edhe për sezonin e ri futbollist­ik. Basha ishte pjesë e rëndësishm­e e Kastriotit në dy vitet e fundit, por sezonin e shkuar pati edhe disa lëndime. Tashmë, forma e tij është optimale dhe pritet që edhe këtë sezon të jetë pikë kyçe e skuadrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania