Panorama Sport (Albania)

“Trafik” në mesfushë, por vetëm 3 titullarë

-

Mesfusha e Interit është ende një "kantier i hapur". Mes lojtarëve që ka në dispozicio­n, shitjeve dhe blerjeve të mundshme, për trajnerin Simone Inzagi puna për zgjedhjet sapo ka filluar. Në mendjen e teknikut, vetëm tre prej tyre janë të pazëvendës­ueshëm. I pari në listë është Nikolo Barela, në qendër të projektit zikaltër dhe i konsiderua­r pashijshëm, edhe pse ofertat në shifra të larta që kalojnë 80 milionë euro për të nuk mungojnë. Marselo Brozoviç konsideroh­et thelbësor për lojën e Interit dhe pavarësish­t se është në skadencë kontrate, është i përfshirë pa diskutim në planet e zikaltërve. Blerja kryesore e merkatos deri tani, Hakan Çalhanoglu, ka besimin e plotë të ambientit zikaltër dhe do t'u bashkohet dy të parëve për të formuar boshtin e mesfushës interiste. Dilema e madhe ziklatër vazhdon të jetë Kristian Eriksen, që do ta marrë vetë vendimin për të ardhmen e tij. Në renditje në hierarki, të paktën në letër, janë disa elementë që mund të bëjnë surprizën dhe të pretendojn­ë për një vend titullari. Roberto Galjardini është element që i pëlqen trajnerit për lojën në ajër dhe aftësinë për t'u përshtatur. I radhës është Stefano Sensi, të cilin gjendja fizike e ka lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë, por pas rikthimit Inzagi do të bëjë vlerësimet e tij. Amerikano-jugorët janë një tjetër temë diskutimi për formacioni­n zikaltër. Arturo Vidal, një nga të besuarit e ish-trajnerit Konte, po mendon largimin dhe do të vlerësojë mundësitë që mund ta kthejnë në kontinenti­n e tij, edhe pse ende nuk ka diçka konkrete. Ndryshe nga kilieni, Matias Vesino mund të jetë një nga "blerjet" reale të këtij sezoni, pas atij të lënë pas të karakteriz­uar nga dëmtimet. Për t'u shqyrtuar ngelet e ardhmja e Lusien Agume, francezi që mund të përfshihet në tratativa për blerjen e Nandez ose të qëndrojë si alternativ­ë zëvendësue­se e Brozoviçit. Ndërsa, Naingolan nuk do të jetë pjesë e grupit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania