Panorama Sport (Albania)

Interi, ja plani për të zëvendësua­r Hakimin

- Përgatiti: NISLI GJINI

Interi vazhdon të jetë i kujdesshëm me lëvizjet e tij gjatë kësaj vere. Bisedimet më interesant­e të merkatos zikaltër po zhvillohen për momentin me kuqeblutë e Kaljarit, ku pas Raxha Naingolani­t dhe Dalbertit, i lakuari i fundit është Nahitan Nandez. Mesfushori, që shihet nga Interi si një nga opsionet më të mira për të përforcuar organikën, do t'u siguronte zikaltërve kreativite­t, një nga gjërat që më së shumti po insistojnë Marota e Auzilio kohët e fundit. Uruguaiani vlerësohet me 36 milionë euro, shifër që konsideroh­et e lartë për zikaltrit, të cilët do të tentojnë ta ulin sa më shumë. Ideja e fundit është përfshirja në tratativë e Lusien Agumes, francezit 18-vjeçar që i pëlqen trajnerit të sardëve Leonardo Sempliçi. Për Nandezin, Interit i duhet të mundi edhe konkurrenc­ën e Lids-it të Bielsës, por edhe të gjejë formulën e duhur të blerjes. Nuk dihen ende cilat do të jenë kushtet që do të vendosi klubi kuqeblu, por milanezët do të kërkojnë huazimin me të drejtë blerjeje, ndërkohë që kërkesa e mundshme e Kaljarit për detyrimin e blerjes, do t'i vështirëso­nte bisedimet që priten të nisin në ditët në vazhdim. Nga ana tjetër, Interi ka në favor të tij dëshirën e lojtarit që qëndron në pritje të ofertës së tyre.

LARSEN - Jens Striger Larsen është interesimi i fundit i Interit për repartin defensiv. Zikaltrit, ende në kërkim të zëvendësue­sit të Ashraf Hakimit, po monitorojn­ë profile të ndryshme ndërsa ende i preferuari i tyre ngelet Hektor Bejerin, për të cilin ende nuk ka zhvillime. 30-vjeçari i shtuar së fundmi në listën e pëlqimeve, ka qenë protagonis­t i një Europiani të shkëlqyer me kombëtaren daneze dhe shikohet si një përforcim përveçse i mirë taktikisht edhe i leverdishë­m nga ana financiare. Striger Larsen kushton vetëm 5 milionë euro dhe e njeh mirë kampionati­n italian pasi ka qenë pjesë e Udinezes për 4 vitet e fundit. Danezi është gati për të bërë hapin e tij të madh në karrierë dhe nuk do ta mendonte dy herë ofertën zikaltër, ndërkohë që interesimi tjetër për të vjen nga ekipi turk i Gallatasar­ait. Me skadencën e kontratës në 2022, Udineze është e gatshme të pranojë ofertat për të mos e humbur vitin e ardhshëm me parametër zero.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania