Panorama Sport (Albania)

PËRGJIMET E PEREZIT

-

PËR KASIJASIN

- “Kasijas e ka kuptuar vetë që portieri tjetër është më i mirë sesa ai. I shkreti djalë. Nuk bën dot një pritje. Unë e njoh mirë atë. Është shumë i shkurtër. Ai madje ka shumë probleme në varësi të raportit që ka me gruan e tij”.

PËR RAULIN

- “Është negativ dhe i keq. Ai mendon se Reali i Madridit është i tiji dhe sillet në mënyrë arrogante. Ai ma shkatërroi skuadrën dhe për këtë arsye unë dhashë dorëheqjen. Bashkë me Kasijasin janë dy zhgënjime të mëdha për Realin”.

PËR ZIDANIN -

“Fenomeni” Ronaldo është lojtar i mirë, por tani është bërë si një derrkuc. Ka shtuar shumë në peshë dhe luan me vështirësi. Zidan është një djalë pozitiv. Edhe Bekham më duket një zotëri dhe shumë pozitiv”.

PËR KRISTIANON -

Është i çmendur. Ky njeri është një idiot, një i sëmurë. Ju mendoni se është një njeri normal, por nuk do të bënte ato gjëra që bëri. Bën budallallë­qe dhe e pa e gjithë bota. Pse mendoni se i bën këto gjëra?”, janë fjalët e Perezit. Ai gjithashtu përfshin edhe menaxherin Mendesh, për të cilin thotë se nuk ka asnjë forcë për ta menaxhuar. “Mendesh nuk e komandon dot Ronaldon”.

PËR MURINJON -

“Është e njëjta gjë si me Murinjon. Madje, as intervista­t nuk ua ndalon. Asgjë. Këta të dy kanë një ego të tmerrshme, të sëmurë që të dy, si trajneri ashtu edhe ai. Nuk e shohin realitetin me sy. Mund të fitonin më shumë para nëse do të ndryshonin dhe do ta shihnin me sy tjetër. Janë dy anormalë, sepse jemi duke folur për shumë para në terrenin e të drejtave të imazhit. Por me këtë fytyrë që kanë, me këtë mënyrë sfiduese nuk pëlqehen nga të gjithë. Publicitet­i është e kundërta, krejt e kundërta”.

PËR DEL BOSKEN

- “Ai as nuk di të stërvitë, as nuk di taktika, asgjë. Visentedel Boskes nuk i ofrojnë punë sepse e gjithë bota e di që nuk është trajner. Është gënjeshtra më e madhe që kam parë në jetën time. Pyesni presidenti­n e Beshiktash­it se çfarë mendimi ka për të. Kamaço po, ai është trajner. Nuk e kishte dot kontrollin e dhomës së zhveshjes”.

PËR OZILIN

- “Ozil erdhi te Reali i Madridit me një të dashur apo të fejuar 21-vjeçare. Ishte nga ato të gjeneratav­e të treta të turqve. Pastaj djaloshi zbuloi Madridin dhe jetën dhe u nda nga ajo. E nisi për në Turqi dhe filloi të eksploront­e. U dashurua me një modele italiane në Milano. Ai merrte avionin privat një herë në dy ditë, shkonte aty, e takonte dhe kënaqej me të pastaj rikthehej sërish”.

PËR LEGJENDAT

- “Nuk e kuptoj se si duan të jetojnë përjetësis­ht me Realin në mendje. Mendojnë se do t’i shoqërojë deri në vdekje Reali i Madridit”.

PËR FIGON

- “Figo është një gjarpër në dhomën e zhveshjes. Më i miri ka qenë Zidan, pa asnjë dyshim. Figo ishte një bir k...”.

PËR KOENTRAON

"Ky është i çuditshëm. Është një nga gjërat më negative të Realit. Nuk e ka mendjen fare dhe i tërboi ata djemtë e tjerë të Realit. Ai nuk po luan dot dhe Murinjo është një idiot. Nuk është se nuk do të luajë, por është jashtë normales. Si t'i japësh makinës pa patentë. Vetëm se ai është i sëmurë në këto momente sepse në kushte të tjera Murinjo do ta kishte vrarë".

PËR PEPEN

"Unë nxora 30 milionë euro dhe i çova drejt ekipit tjetër. Por këto i bën Mendesh, i cili është përfaqësue­s i presidenti­t të Portos. Presidenti dhe Mendesh nxorën para të frikshme me Murinjon, me Karvalhon, Ferreirën. Këto para që marrin i çojnë në Zvicër".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania