Panorama Sport (Albania)

Skandal te moshat, hapet porta!

Durrësi 04 për U-17 shpallet kampion, ngjiten në elitë edhe Bylisi dhe FC Djelmnia Shkodrane

-

Sezoni 2020-2021 nuk ishte mbyllur vetëm për Kategorinë e Parë U-17 dhe U-19 në futbollin shqiptar. Kjo fundjavë u është dedikuar pikërisht ndeshjeve “play off” për këto grupmosha, që vulosën ekipet kampione dhe ato që u ngjitën në elitë. Mirëpo, të shtunën në kompleksin e Pezës ka ndodhur diçka e shëmtuar në ndeshjen e U-19, Lushnja-vora 2-1. Kur po luheshin minutat shtesë dhe takimi po fitohej nga të rinjtë vorakë pas golit me penallti të Thanës, ndodh e papritura në minutat 94 dhe 95. Të rinjtë e Vorës tolerojnë hapur dhe Lushnja shënon dy gola të thjeshtë me autor Dedej dhe Çela, duke u shpallur automatiki­sht kampione e U-19 për këtë sezon. Pamjet filmike që janë publikuar dje në faqen zyrtare të gazetës në internet (panoramasp­ort.al) tregojnë për skandal të vërtetë, ku mbrojtësit e rinj lëshojnë ndaj bashkëmosh­atarëve të tyre, duke lënë vërtet një shije shumë të hidhur. Kjo përmbysje e Lushnjës e shpalli këtë të fundit kampione, ndërsa barazimi 1-1 në ndeshjet tjetër finale mes Durrësit 04 dhe Bylisit, u shkoi përshtat ballshiotë­ve në renditjen përfundimt­are, teksa pas këtij rezultati siguruan ngjitjen automatiki­sht në Kategorinë Superiore U-19. Në rast se Lushnja humbiste ndaj Vorës, atëherë në elitën e të rinjve do të ishin Durrësi 04 dhe Bylisi. Më të humbur nga rezultati i ndeshjes Lushnjavor­a dolën të rinjtë durrsakë, që nuk fituan dot me Bylisin.

U-17 - Durrësi 04 është shpallur kampione e Kategorisë së Parë për U-17 në përfundim të fazës “play off”. Ekipi bregdetar u rendit i pari me 12 pikë të grumbullua­ra në pesë ndeshjet finale, ku morën pjesë 6 skuadrat e renditura në dy vendet e para të tri grupeve. 17-vjeçarët durrsakë e kishin siguruar kësisoj kreun, ndonëse u mundën me rezultatin 5-2 nga skuadra FC Djelmnia Shkodrane 2017.

Kjo e fundit u rendit në vendin e dytë me 10 pikë dhe së bashku me Durrësi 04, siguroi ngjitjen automatiki­sht në Kategorinë Superiore U17 për sezonin e ardhshëm. Të dyja këto akademi private e kanë për herë të parë pjesëmarrj­en në elitën e kampionati­t të paratërinj­ve.

 ??  ?? Durrësi 04, kampion për U-17
Durrësi 04, kampion për U-17
 ??  ?? Lushnja, kampione për U-19
Lushnja, kampione për U-19

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania