Panorama Sport (Albania)

“Dinamo i bën mirë futbollit shqiptar, gati për t’i mposhtur”

Asion Daja e ka nisur karrierën te blutë

- Z.QYPI

Asion Daja është një prodhim i Dinamos si futbollist dhe normalisht nuk ka se si ta harrojë të shkuarën. Mesfushori i Teutës pranoi nëse sot skuadrën e tij e pret një ndeshje e fortë, por theksoi se kampionët janë gati për ta bërë një kampionat tjetër të madh. 31-vjeçari luan sezonin e tij të dytë në Durrës dhe është i bindur se sërish ekipi ku bën pjesë do të bëjë diferencën në fund.

Asion, do ta rigjeni Dinamon si kundërshta­r, pikërisht ekipin ku jeni formuar si futbollist. Keni ndonjë emocion të veçantë?

Të them të drejtën, jam në një moshë që nuk është se kam shumë emocione. Nuk jam tip emocional, por është gjë e mirë për futbollin shqiptar që është rikthyer Dinamo. I bën mirë gjithë sportit në përgjithës­i.

Me aq sa e keni parë Dinamon, çfarë ndeshje prisni sot?

I dimë mundësitë e Dinamos dhe cilësitë e tyre. Jemi duke e analizuar akoma, por ne do të arrijmë që të marrim maksimumin këtë ndeshje.

A mund të bëni një krahasim me Teutën e sezonit të kaluar?

Teuta e kampionati­t të kaluar ishte mjaft e fortë, pasi doli kampione. Kishte lojtarë me eksperienc­ë dhe ata që ikën kanë qenë pjesë e atij ekipi kampion. Për sezonin e ri, pasi del kampion, skuadra mundohet të bëjë akoma më mirë. Gjithçka është ndërtuar për të qenë më e fortë se vitin e kaluar.

Si e shihni konkurrenc­ën në mesfushë pas afrimeve në merkato?

Jo vetëm në mesfushë, por në çdo repart ekipi ynë ka rivalitet të madh. Duke qenë se jemi skuadër kampione, konkurrenc­a na bën mirë.

Keni një ide se kush mund të jenë rivalët më të fortë për Teutën?

Jemi vetëm në fillimin e kampionati­t, por edhe një sezon më parë, kështu ka qenë kampionati. Vetëm dy-tri ekipe luftuan më pas deri në fund. Aktualisht nuk mund të jap një përgjigje të saktë, por unë shoh vetëm Teutën, që është gati ta fitojë sërish kampionati­n.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania