Panorama Sport (Albania)

Isaevski: Do ta tregojmë fytyrën e vërtetë me Teutën

- F.RUPI

Në krah të trajnerit Bledi Shkëmbi, këtë herë ishte mbrojtësi i krahut të majtë, Aleksandar Isaevski. Maqedonasi që tashmë e njeh kampionati­n shqiptar është një nga titullarët më të rëndësishm­e në formacioni­n e bluve. Në fillim ai komentoi sfidën me Teutën dhe humbjen me Erzenin në Kupën e Shqipërisë. “Në çdo ndeshje duhet të futemi në fushë për të bërë më të mirën, jo vetëm me Teutën, që është kampione e Shqipërisë. Do të përpiqemi me të gjitha mundësitë tona që të marrim tri pikët ndaj durrsakëve. Për humbjen me Erzenin në Kupë nuk kemi pasur shumë kohë që të demoralizo­hemi sepse menjëherë vjen ndeshja e kampionati­t. Tani detyra jonë është që ta tregojmë fytyrën tonë të vërtetë në këtë ndeshje”, - theksoi Isaevski, i cili më parë ka qenë te Vllaznia.

PSE LA VLLAZNINË

I ngacmuar pse la Vllazninë dhe zgjodhi të vijonte karrierën te Dinamo, lojtari maqedonas u shpreh: “Në fakt, nuk më pëlqen të flas për arsyet pse u largova nga Vllaznia. Dua të flas për ekipin ku jam tani. Me Vllazninë bëmë një sezon shumë të mirë dhe uroj të bëjmë të njëjtën gjë këtë vit. Dua të shoh përpara, jam i lumtur që jam bërë pjesë e Dinamos. Arsyeja kryesore që jam këtu është projekti i klubit. Gjithçka po shkon mirë, organizimi është shumë i mirë, siç dhe kemi folur me drejtuesit përpara se të firmosja për këtë ekip”.

MAQEDONASI­T E TEUTËS

Në fund Isaevski foli edhe për futbollist­ët maqedonas që janë pjesë e Teutës. “Todorosvsk­i është një futbollist shumë profesioni­st, me kualitet. Ka shumë trofe dhe mungesa e tij në ndeshjen me ne do të jetë një minus për Teutën dhe një favor për Dinamon. Ndërsa Gjorgievin nuk e njoh sepse kam luajtur në Shqipëri në sezonin e fundit”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania