Panorama Sport (Albania)

Tirana në “provim”, Shehi do agresivite­t

“Duhet të jemi të kujdesshëm, na pret një duel i fortë”

- OLSI AVDIAJ

Orges Shehi është i bindur se Tirana nuk gabon këtë herë ndaj Kastriotit. Në prag të sfidës së sotme ndaj Kastriotit, në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, e vlefshme për javën e tretë të edicionit të ri të Kategorisë Superiore, përpara mediave ka folur trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili ka analizuar këtë takim. Sipas tij, Tirana i ka të gjitha mundësitë që të marrë tri pikët. Ai thotë se skuadra duhet të jetë e përqendrua­r për të mos bërë më gabimet e javëve të shkuara.

Ndeshja ndaj Kastriotit. A është Tirana gati për këtë sfidë të tretë në kampionat?

Kampionati është një maratonë e gjatë dhe futbolli i ka të tria rezultatet. Kemi ndeshjen e radhës që e kemi me Kastriotin dhe është ndeshje e vështirë, por duhet të përqendroh­emi te ndeshja e nesërme (sotme).

Gjendja e skuadrës a është e mirë dhe a ka ndonjë lojtar që nuk do të jetë në fushë?

Gjendja e grupit është e mirë. Edhe pse një pjesë e skuadrës nuk u aktivizua në Kupë, kishte hapësira për të tjerë.

Atmosfera në skuadër?

Atmosfera është e mirë për transfertë­n e nesërme (sotme). Është java e tretë dhe kundërshta­ri kërkon të marrë pikë sepse është në fundin e tabelës, është një kundërshta­r agresiv në fushën e vet.

Statistika­t e Kastriotit tregojnë që skuadra juaj do ta ketë shumë të lehtë para tyre...

Statistika e tyre është e javëve të para, ne na pret një ndeshje e vështirë, sepse ata duan të marrin pikët njësoj si ne. Çdo skuadër do të futet në fushë për të dhënë maksimumin. Mendoj që nuk duhet të nisemi për nga cilësia e lojtarëve ose nga përbërja e tyre që na del përpara. Përballë faktit që luajmë me skuadra që nuk janë favorite, del proverbi se futbolli është një sport që na ka treguar që kush nuk jep maksimumin diferencat zvogëlohen dhe bëhen të barabarta.

Ndeshjet e lehta në letër ju i kaluat dhe tani është radha për t’u përballur me të mëdhatë...

Futbolli është provim, javë pas jave vihesh përballë skuadrave, cilatdo qofshin ato duhen tri pikët. Mendoj që ndeshjet që në letër duken më të lehta, bëhen më të vështira. Kështu është shorti, këtë javë përballesh me Kastriotin dhe javës tjetër me Laçin. Janë kundërshta­rë që duhet vlerësim dhe nuk duhet të nisemi se kush është përpara, janë tri pikë që duhen.

Pësimi i golave menjëherë pasi shënoni është problemi më i madh i skuadrës suaj?

Duhet të jemi më agresivë dhe të kujdesshëm për golat që shënojmë, sepse minutat duhet t’i kthejmë në favorin tonë, që të mos jemi të butë, që kundërshta­ri të na barazojë dhe që të hedhim poshtë të gjithë mundin që bëjmë.

VAR-I ju ka mohuar një penallti me Egnatian. Keni një koment për fjalët e Sokol Jarecit?

Nuk është se kam koment për disenjator­in e arbitrave. VAR-I na ndihmon shumë në futboll, i zvogëlon gabimet. Edhe ata që janë në VAR, njerëz janë, gabojnë, por nuk duhet të merremi me atë që shkoi, por të shohim për atë që duhet të bëjmë nesër.

Zëvendësue­si i Çelhakës është problemi kryesor i Tiranës në këtë moment që flasim?

Lojtarë si Çelhaka, sidomos që të largohen në moment të fundit, e vendosin stafin teknik në vështirësi që t’i zëvendësos­h sepse nuk është e lehtë që të zëvendësos­h lojtarë të tillë. Ne kemi një grup lojtarësh që japin maksimumin që duhet të bëjnë sa më mirë që të zëvendësoj­në sa më mirë postin e Çelhakës sepse largimi i Çelhakës ishte me peshë.

 ?? ?? Çast nga ndeshja e fundit Tirana-kastrioti 1-0
Çast nga ndeshja e fundit Tirana-kastrioti 1-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania