Panorama Sport (Albania)

Limaj: Mundim Kastriotin, hall kam vetëm fushën

- O.AVDIAJ

Vesel Limaj është i bindur që Tirana fiton me Kastriotin. Mesfushori i afruar këtë verë dhe një nga blerjet më të mira të Tiranës pranon se këtë vit e sheh veten larg portës, por shpreson që bardheblut­ë do të bëjnë mirë në sfidën me krutanët. Në vigjilje të ndeshjes së sotme ndaj Kastriotit, në orën 13:45 në stadiumin e qytetit të Kamzës, për mediat ka folur mesfushori i Tiranës, Vesel Limaj, i cili ka analizuar këtë sfidë.

NDESHJA NDAJ KASTRIOTIT – Për Limajn, Kastrioti duhet marrë seriozisht, pasi kundërshta­rët e vegjël të hapin punë. “Çdo ndeshje ndaj Kastriotit në transfertë është e vështirë. Është një ekip që luan fort dhe e dimë se çfarë na pret nesër (sot). Shpresoj që të jetë një fushë e mirë, sepse jemi një ekip që luajmë topin dhe nuk shoh problem për ne”, tha Limaj. POZICIONI NË FUSHË – Këto javë treshja e mesfushës nuk ka bërë mirë, ndërsa Limaj është parë shumë larg portës. “Jemi tre mesfushorë, por unë ndihem më mirë përpara, megjithatë nuk e kam problem që të luaj edhe më prapa. Dua të ndihmoj ekipin dhe ku të thotë trajneri do të luaj”, pohoi Limaj që në verë la Kukësin për Tiranën. PARAQITJET – Edhe pse Tirana nuk ka mundur të fitojë ndaj Egnatias dhe në pjesën e parë me Skënderbeu­n ka vuajtur, Limaj mendon të kundërtën. “Kemi bërë paraqitje të mira, nuk është se kemi luajtur keq”, pranoi mesfushori.

KUNDËRSHTA­RËT – Në fund, dy fjalë për garën këtë sezon që, sipas tij, është shumë e fortë. “Nuk ka ekipe të lehta në këtë kampionat, jemi maksimalis­ht të përgatitur edhe për nesër (sot)”, përfundoi Vesel Limaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania