Panorama Sport (Albania)

Vitija: Skënderbeu, gati të mposhti Egnatian

Mbrojtësi: Me rrogozhina­sit duam të marrim maksimumin në fushë

- LLAZI SARO

Skënderbeu kërkon tri pikët e para të këtij sezoni në ndeshjen e së hënës përballë Egnatias. Korçarët nga Durrësi po kërkojnë të marrin maksimumin në këtë takim të radhës, ndeshje e cila vlen jo vetëm tri pikë, por edhe më shumë se kaq në aspektin psikologji­k të skuadrës. Pas fitores në Kupë, korçarët janë të fokusuar te kampionati, ndeshje të cilën duket se e duan të fituar. I këtij mendimi është mbrojtësi i Skënderbeu­t, Leonat Vitija. Kosovari i prapavijës, pas dy ndeshjeve të mira ndaj Tiranës dhe Partizanit, tani shpreson që ekipi i tij të marrë rezultat pozitiv në javën e tretë të sezonit. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", Vitija motivon të tijtë për të bërë më të mirën në ndeshjen e radhës, duke treguar, veç lojës, edhe marrjen e rezultatit maksimal në këtë transfertë. "Vijmë pas disa ndeshjeve dhe normalisht që forma jonë është e mirë dhe vjen gjithmonë në rritje. Mund të them se kushtet në të cilat ndodhet ekipi janë pozitive dhe shpresëdhë­nëse për një rezultat maksimal. Këtë e them në raport me rezultatet e marra dhe lojërat e zhvilluara. Ndaj Partizanit treguam se nuk jemi inferiorë ndaj asnjë ekipi dhe mund të përballemi me cilindo me kokën lart. Në Kupë hodhëm një hap të sigurt dhe morëm përgjigjen se kushdo nga ne është i aftë dhe gati për një vend titullari. Të gjitha këto duhet t'i shfrytëzoj­më më së miri në ndeshjen e radhës dhe të bëjmë më të mirën tonë. Ndeshjet do t'i marrim një e nga një dhe do të mundohemi që në çdo takim të jemi në maksimumin tonë të mundshëm. Vetëm kështu mund të arrijmë maksimumin tonë në këtë sezon", theksoi fillimisht Vitija. EGNATIA - I ndalur te kundërshta­ri, Vitija respekton rivalin, pavarësish­t se është i hyrë rishtaz në kategorinë e më të mirëve. Për kosovarin, kundërshta­rët kanë treguar se nuk janë të lehtë për t'u kaluar dhe ndaj Tiranës e vërtetuan më së miri. Prandaj, duhet të jenë të kujdesshëm për të bërë më të mirën në fushë, me qëllim që të marrin maksimumin. "Egnatia është një kundërshta­r që duhet vlerësuar dhe nuk është rastësisht në kategorinë e më të mirëve. Janë një grup i ndërtuar mirë që duan të marrin maksimumin nga ky sezon. Ndeshja me Tiranën tregoi se ishin të aftë të bënin shumë dhe mund të japin akoma më shumë këtë sezon. Prandaj jemi të përqendrua­r në këtë ndeshje pa menduar asgjë më shumë nga sezoni. Do të jemi të angazhuar maksimalis­ht, vetëm kështu mund të bëjmë më të mirën dhe të marrim tri pikët në këtë ndeshje", mbylli prononcimi­n e tij Leonat Vitija.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania