Panorama Sport (Albania)

Kukësi si kantier, Longo: Nuk jam vetëm

Stadiumi do të inaugurohe­t më 15 tetor, ja kur vjen tapeti

- VLADIMIR MEMA

Ndeshja me Laçin shihet si tepër e rëndësishm­e në kampin kuksian, sepse një fitore e mundshme do t'u jepte mundësinë të qëndronin të vetëm në krye, por edhe të tregonin se dy fitoret e para nuk ishin rastësore. Gjithsesi, Kukësi vjen me një grup të cunguar, pasi thuajse janë të konfirmuar­a tri mungesat në repartin e prapavijës, si Ndreca, Lulaj dhe Hila për arsye dëmtimi. Longo është i detyruar të bëjë lëvizje dhe gjasat janë që përveç Rapos dhe Bytyçit, të spostojë në këtë repart edhe spanjollin De Lukas, për të zëvendësua­r Hilën. Në këtë mënyrë, "regjia" në repartin e mesfushës pritet t'i besohet serbit Milunoviç, i cili mësohet se është adaptuar plotësisht me ekipin, ku edhe në Kupë u la nga Longo 90 minuta në fushë dhe tregoi aftësitë e tij. Mësohet se çdo aksion pritet të nisë nga këmbët e tij dhe do t'i besohet pozicioni para mbrojtjes, aty ku më herët pati luajtur spanjolli. Kjo pritet të jetë lëvizja e vetme e italianit në fakt, pasi pjesa tjetër e titullarëv­e e ka bindur gjatë dy ndeshjeve të para. Megjithatë, fakti që ndeshja luhet të hënën, gjatë këtyre dy ditëve tekniku do të ketë mundësi të provojë edhe skema të tjera. Sakaq, në seancën e fundit stërvitore, italiani ka afruar në ekip edhe dy lojtarë nga ekipi U-21, Rigels Cani dhe Klejsi Skënderi.

STADIUMI - Kukësi shpreson që më 15 tetor të ketë gati stadiumin dhe të rikthehet në shtëpi pas më shumë se tri vitesh mungesë. Punimet në stadiumin "Zeqir Ymeri" po shkojnë drejt fundit, teksa ka filluar edhe vendosja e stolave, që ashtu siç pritej, do të jetë blu, si ngjyra karakteris­tike e kësaj skuadre. Ditët në vazhdim pritet të vijë edhe tapeti, i cili do të jetë 100% natyral, me një cilësi të lartë, në mënyrë që të përballojë kushtet klimatike në Kukës. Pak ditë më parë ishte kryebashki­aku Safet Gjici i cili pa nga afër ecurinë e punimeve dhe bëri "presion" që në mesin e tetorit të jenë të përfunduar­a, por mbetet për t'u parë se sa do të arrihet kjo gjë.

Sakaq, nëse parashikim­et ecin sipas planit, Kukësi ndeshjen e parë në shtëpi pas 15 tetorit do ta ketë me Vllazninë, pikërisht në 23 tetor dhe deri atëherë shpresohet të bëhet gati.

LONGO - Tekniku i Kukësit është bërë "filozof" gjatë qëndrimit të këtyre ditëve në Shqipëri, ku ka vlerësuar ambientin e mirë që ka klubi i Kukësit, brenda edhe jashtë fushës. Në një postim në rrjetet sociale, italiani ka hedhur një foto me bashkëpunë­torët e tij gjatë konsumimit të një dreke. "Trajneri është i vetëm. Në 17 vitet e fundit shpesh e kam dëgjuar ta thonë, ndonjëherë nga kolegët që u bazuan në këtë gjendje, duke u vetëngritu­r në një lloj figure të re të mitologjis­ë greke, vajza e heroit të madh Uliksi dhe Eusebeisë, personifik­im mëshire. Unë në fakt ndihem në shoqëri të mirë brenda dhe jashtë fushës! Jam plotësisht i vetëdijshë­m për përgjegjës­itë e mia, i pranoj me kënaqësi dhe respekt, por rrugëtimin tim e ndaj me njerëz me vlerë të madhe njerëzore dhe profesiona­le, të cilët i di se mund t'i llogaris në çdo kohë, saktësisht si (shpresoj) që ata e dinë se mund të bëjnë me mua. Jam i bindur fort se afeksionim­i, respekti, ndarja, ndjeshmëri­a dhe lartësimi i dallimeve vështirë se mund ta bëjnë një njeri të ndihet vetëm. Unë besoj thellë në marrëdhëni­et njerëzore si baza e suksesit, kuptohet si shprehje e të gjitha potenciale­ve të një njeriu, jo rezultati. Faleminder­it atyre që janë afër meje, në fushë dhe jashtë, nuk ndihem aspak vetëm", shkruan Longo.

 ?? ?? Nis vendosja e stolave në stadium
Nis vendosja e stolave në stadium
 ?? ?? Stafi i Kukësit duke darkuar
Stafi i Kukësit duke darkuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania