Panorama Sport (Albania)

Agbekpornu: Me korçarët kompensojm­ë pikët e lëna

- ALDO BUZI

Rrogozhina­sit po vijojnë me intensitet të lartë përgatitje­t në kuadër të përballjes shtëpiake me Skënderbeu­n. Mesfushori Michael Agbekpornu që deri tani ka treguar nivel në dy përballjet e para të sezonit. Ganezi shprehet se ndjehet mirë për aventurën e re dhe premton më të mirën. Në një intervistë për "Panorama Sport", vetë Agbekpornu thekson se veç synimit personal edhe Egnatian e sheh të renditur më lart.

Michael iu bashkuat Egnatias me pak vonesë?

Pas mbarimit të sezonit me skuadrën ku përfundova sezonin isha në pritje të disa ofertave të ndryshme. Menaxheri im më bëri me dije se kisha ofertë nga Shqipëria dhe ishte pikërisht Egnatia. Asgjë nuk u vonua pas arritjes së dakordësis­ë, por ishte pikërisht çështja e procedurav­e të dokumentac­ionit që më vonoi. U tregova i duruar si gjithmonë deri në momentin që mbërrita te skuadra e re çdo gjë shkoi si duhet.

Ardhja juaj bëri që stafi i trajnerëve ta shohë më mirë formacioni­n?

E kam nisur karrierën si mesfushor qendror që në moshë të vogël. Nuk është se e kam shumë problem dhe mundohem të jap më të mirën. I njëjti rast ishte ndaj Kukësit ku luajta si qendërmbro­jtës për disa minuta pasi stafi më kërkoi të tërhiqem më mbrapa. Pranova menjëherë të kthehem në mbrojtje, aty ku nevojitej. Kam luajtur gjithmonë si në mesfushë apo dhe në mbrojtje qendër a në krah si dhe pas sulmuesve.

Ndaj Tiranës nuk gabuat në asnjë ndërhyrje...

Ishim përgatitur për më të mirën me Tiranën duke qenë se vinim pas një humbje të pamerituar në fushën tonë. Zbritëm me bindje se nuk do dilnim pa pikë kundrejt kundërshta­rit. S'na lejohej të gabonim dy herë e u mobilizuam që të bëhej më e mira. Loja u nis me vrull, u ndëshkuam nga një moment. Gjetëm forca që të bëjmë ndryshim e ia dolëm të barazojmë ashtu siç prisnim. Pikë e merituar plotësisht për ne që na dha kthesën e duhur.

Tashmë Tirana u harrua e prisni Skënderbeu­n...

Gjithkush ka objektivat e vet, por Egnatia do të bëjë të pamundurën që në fushën e vet të argëtojë si duhet tifozët e shumtë. Skënderbeu do të bëjë llogaritë e veta, por ne jemi të motivuar që të marrim një fitore bindëse. Tashmë e kaluam momentin e keq dhe duhet të jemi solidë e të marrim pikët e humbura më parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania