Panorama Sport (Albania)

Presidentj­a paralajmër­on masa, Gjyla: Çlirohemi

“Duhet të ndreqim shënjestrë­n, kemi mungesë pikësh”

- ALBAN ALUSHI

Futbolli bëhet çështje në Këshillin Bashki ak. Gjatë mbledhjes së zhvilluar dje, pika e tretë ishte: “Informacio­n të detajuar në lidhje me KF Lushnja 1930 sh.a, për fillimin e sezonit të ri futbollist­ik”. Starti i dobët dhe mungesa e një objektivi ka bërë që këshilltar­ët të ngrenë si shqetësim. I menjëhersh­ëm ishte edhe reagimi i kryebashki­akes Eriselda Sefa, e cila ka statusin e presidente­s së Lushnjës. Ajo ka paralajmër­uar masa drastike, nëse nuk ka reagim: “Pres reagim të shpejtë nga të gjithë. Ndryshe do të ketë masa drastike për të gjithë”. Më pas ka prekur edhe një temë të ndjeshme për verdhejesh­ilët: infrastruk­turën. Presidentj­a zbuloi se ka pasur bisedime me zyrtarët e FSHF-SË dhe ka marrë premtim se do të investohet në anekset e stadiumit “Roza Haxhiu”.

GJYLA - Pas humbjes 0-3, në ndeshjen e vajtjes për Kupën, lushnjarët do të jenë përsëri përballë Tomorit, këtë herë për llogari të javës së tretë të kampionati­t. Trajneri Ilir Gjyla për “Panorama Sport” thekson se në fushë do të hyjnë për të marrë më të mirën. “Tomori është një kundërshta­r që e njohim. Ka në përbërje lojtarë cilësorë, që kanë vite që i japin tonin kampionati­t. Megjithatë, ne do të mundohemi të japim maksimumin tonë. Do të kërkojmë më të mirën. Pse jo? Skuadra është e përgatitur mirë. E ka marrë seriozisht stërvitjen. Ka punuar gjatë gjithë javës dhe mendoj që ajo çfarë kërkojmë ne nga futbollist­ët, është të jenë në tonus. Ata e kanë pranuar që nuk ka qenë ndeshje për të mos u fituar kjo jona. E kam fjalën për barazimin me Tërbunin. Duhet të fitonim. Edhe me Maliqin nuk ishte për t’u humbur. Kemi luajtur mirë, por nuk kemi shënuar. Ne do të mundohemi të rregullojm­ë shënjestrë­n. Vazhdojmë të ngremë nivelin e lojës, por të rregullojm­ë edhe shënjestrë­n. Pa shënuar gol, nuk mund të fitojmë dot. Nevoja për pikë? Patjetër! Në përbërje kemi një skuadër të re. Kemi një skuadër me djem të rinj. Futbollist­ët sigurisht që janë të ngarkuar, por edhe ana psikologji­ke luan rolin e vet. Shënimi i golit i shoqëruar me rezultatin pozitiv do t’i çlironte shumë çunat”, përfundoi tekniku i Lushnjës

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania