Panorama Sport (Albania)

Pepa premton gola, Ruçi: Fitojmë bindshëm me Lushnjën

-

omori do “bis” me Lushnjën. Pasi i mundën në Kupë, tani duan edhe një fitore në kampionat. Ende nuk e kanë bërë sefte në shtëpi, ndaj sot kanë shansin më të mirë. Përballë do të kenë një ekip të ndryshëm nga ai i së mërkurës, e megjithatë beratasit i kanë marrë që të gjitha masat për ta bërë festë. Aq shumë e kanë vlerësuar këtë 90-minutësh, gjë që duket te grumbullim­i. Klevis Dalipi ka menduar që ta mbajë larg presionit dhe zhurmave ekipin, ndaj ka bërë këtë zgjedhje. Synimi mbetet i qartë dhe është trepikëshi. Këtë e ka pohuar për “Panorama Sport” edhe Ledion Ruçi, lushnjari i beratasve. Pas seancës së fundit stërvitore, mbrojtësi i linjës së majtë e komenton kështu këtë duel: “Kampionati ka tjetër specifikë nga Kupa, ndaj e kemi vlerësuar dyfish kundërshta­rin. Vetë emri i Lushnjës kërkon që ta respektojm­ë dhe të japim maksimumin e mundësive tona. Është e kuptueshme që ne do të luajmë vetëm për fitoren, sepse luajmë në shtëpi dhe duam t’u bëjmë një dhuratë tifozëve. Ndërkohë që forma jonë sportive është përmirësua­r dukshëm. Ne jemi më të avantazhua­r në raport me kundërshta­rin, për sa i përket aspektit psikologji­k. Personalis­ht ashtu edhe si dy kolegët e mi lushnjarë, respektojm­ë vlerat e skuadrës sonë të vendlindje­s, por në fushë jemi profesioni­stë dhe do të luftojmë për fitoren. Kemi bindjen e plotë se sot do të përsërisim fitoren bindëse në lojë dhe në rezultat, si në mesjavë”, përfundoi 30-vjeçari. Bashkë me të, statusin e ish-it e kanë edhe portieri Oltion Haremi e sulmuesi Brunild Pepa. Ky i fundit, teksa po u drejtohej dhomave të zhveshjes, nuk ka ngurruar që të japë një mesazh. Ai është ndalur për të folur me tifozët e pranishëm në stërvitje dhe u ka premtuar: “Nesër (sot) do të shënoj gol edhe për ju dhe jo vetëm një, por sa të mundem”.

EDI SPAHIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania