Panorama Sport (Albania)

Resuli: Flamurtari ka një qëllim, kthimin në elitë

“Kategoria e Dytë fushë e panjohur, për fitore me Memaliajn”

- ERMAL SIKA

Flamurtari fillon sot nga Memaliaj rrug ëtimin për rikthimin e shpejtë në Superiore. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri Dritan Resuli flet për objektivin madhor. Tekniku vlonjat thotë se rikthimi i Flamurtari­t ku e ka vendin është misioni i të gjithëve. Kreu i pankinës vlonjate thotë se nuk duhet nënvlerësu­ar asnjë rival.

Resuli, a është i përgatitur Flamurtari për nisjen e kampionati­t?

Ekipi është përgatitur për ta nisur mbarë kampionati­n. Mendoj se skuadra tashmë është kolauduar. Kemi pasur kohën e mjaftueshm­e për të bërë mirë. Kështu që mendoj se jemi gati për të mundësuar nisjen sa më mirë të këtij sezoni të ri.

Cilët janë objektivat e këtij sezoni?

Në fakt e fillojmë sezonin me objektiva të qartë. Dihet që objektivi kryesor është që ta kthejmë Flamurtari­n aty ku e ka vendin dhe që i takon që të jetë, pra, në Kategorinë Superiore. Jam shumë i bindur se këtë gjë do ta realizojmë në një kohë sa më të shpejtë. E kemi detyrim që ta çojmë skuadrën në vendin që meriton. Në këto kushte do të angazhohem­i të gjithë që ta realizojmë këtë objektiv.

Janë kundërshta­rë të panjohur për ju në këtë kategori inferiore?

Nuk i njohim kundërshta­rët dhe kjo është shumë e drejtë. Duke pasur parasysh potenciali­n e lojtarëve mendojmë se do ta arrijmë objektivin që kemi. Do të jemi shumë të fokusuar për të bërë maksimumin tonë. Normalisht që as Memaliajn nuk e njohim. Nuk ka asnjë lloj nënvlerësi­mi për asnjë kundërshta­r. Respekt për këdo, por ne jemi Flamurtari dhe futemi në fushë për maksimumin.

Kategoria e Dytë ka fusha të vështira, i druheni këtij fakti?

Patjetër që janë fusha të vështira. Po ashtu edhe kushtet infrastruk­turore janë të papërshtat­shme. Por, nuk kemi çfarë të bëjmë, do të përshtatem­i me to.

Cili është komenti juaj për afrimet e kësaj merkatoje?

Normalisht që vlerat e këtyre lojtarëve dihen. Koha ka qenë e mjaftueshm­e që t’i bëjmë rregullime­t dhe kolaudimet përkatëse. Kemi lojtarë me eksperienc­ë dhe peshë që ta lehtësojnë punën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania