Panorama Sport (Albania)

Kesi drejt PSG-SË, zbulohet strategjia e Paolo Maldinit

Adli zbarkon në janar, në shënjestër edhe Versheren

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Me kontratën që i skadon pas 9 muajsh, Frenk Kesi gjithmonë e më larg Milanit. Pas deklaratav­e të dashurisë nga Olimpiada, afrikani nuk po vepron me fakte siç pati premtuar, pavarësish­t se bisedimet vijojnë prej më shumë se një viti siç tregoi drejtori Maldini. Aktualisht, mesfushori­t i ofrohen 7 milionë në vit për të rinovuar për katër vite, por sirenat e PSG-SË e kanë shpërqendr­uar. Në Francë i ofrojnë 10 milionë euro sezonale, çka mund të bëjë që lojtari të largohet nga kuqezinjtë në fund të sezonit aktual pa lejuar klubin të përfitojë asgjë. Për të shmangur diçka të tillë, mesfushori mund të shitet që në janar dhe drejtuesit kanë gati një strategji për ta zëvendësua­r.

PISTAT FRANCEZE - Jasin Adli është blerë nga Bordoja dhe duhet të zbarkojë në sezonin e ardhshëm, por nevojat e Piolit e një largim i Kesit mund të bëjnë që veshja e tij kuqezi të ndodhë që në janar, një muaj gjatë të cilit Milani nuk do t'i mungojë vetëm afrikani, por edhe Benaser pasi që të dy janë të impenjuar në Kupën e Afrikës. Bakajoko ofron siguri në këtë këndvështr­im, por një kualifikim përtej fazës së grupeve mund të ndikojë në strategjit­ë kuqezi të merkatos. Përveç Adlit, "Djalli" po monitoron edhe Romë Fevrën. Maldini kishte marrë miratimin e fantazisti­t të Bresit, por ishin drejtuesit e këtij të fundit që penguan transferim­in duke mos gjetur një akord me homologët italianë.

NJË TJETËR FRANKOFON - PSG e ndoqi për një kohë të gjatë, por tani, me sa duket, është radha e Milanit. Jari Versheren është i fundit nga talentet që vlerësohen nga ajo shkollë futbolli e quajtur Anderleht. I lindur në 2001, ai është numri klasik 10 që mund të luajë edhe në krahë. Klubi kuqezi e ka vënë në shënjestër për disa javë, duke studiuar pikat e forta dhe të dobëta. Sivjet, 20vjeçari ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshje, ka një kontratë deri në vitin 2024, teksa për ta rrëmbyer nga Belgjika nevojitet një çek një vlerë prej rreth 10 milionë eurosh. Nën shembullin e Selemekers­it, Versheren mund të bëjë hovin cilësor në karrierë pikërisht duke ardhur te nën kampionët e Italisë.

 ?? ?? Jasin Adli 21 vjeç
Jasin Adli 21 vjeç
 ?? ?? Frenk Kesi, 24 vjeç
Frenk Kesi, 24 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania