Panorama Sport (Albania)

Pioli, në Specia për "rekordin" ndaj debutuesve

-

- Hera e tretë në kampionat që Milani dhe Specia janë përballë. Në kampionati­n e kaluar, në fazën e parë fituan kuqezinjtë, të cilët kishin fituar gjithashtu të vetmin precedent që daton në janar të 2014-ës në 1/8-at e Kupës së Italisë. - Specia krenohet me një fitore kundër "Djallit" e cila erdhi pikërisht në janar të këtij viti në shifrat 2-0.

- Milani ka humbur vetëm një nga 20 ndeshjet e fundit kundër skuadrave të sapongjitu­ra në Serinë A (pikërisht 0-2 kundër Specias, shkurtin e kaluar). Për kuqezinjtë 14 fitore dhe pesë barazime, me gjithsej 12 porta të paprekura.

- Specia ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit, praktikish­t e njëjta sasi disfatash sa në 9 sfidat që paraprijnë këtë seri negative.

- Milani është ndëshkuar me gol në vetëm një prej pesë transferta­ve të fundit në kampionat dhe kjo ndodhte pikërisht të dielën e kaluar kundër Juventusit.

- Sandro Tonali ka qenë pjesë e dy golave në tri përballje me Specian në Serinë B kur mbante fanellën e Breshas. Një asist dhe një gol për numrin tetë të Milanit, i cili sot vështirë se mund të jetë titullar. - Salva Ferrer i Specias është lojtari që ka rikuperuar më shumë topa në pesë ndeshjet e para të Serisë A. Plot 127 për mesfushori­n i cili ndan primatin me De Ron të Atalantës. - Goli i parë i Simone Bastonit në Serinë A ka ardhur pikërisht ndaj Milanit në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave. Ai është realizimi i vetëm "shtëpiak" për mesfushori­n 25-vjeçar të Specias.

- Me një fitore, Milani do të barazonte 16 pikët e fituara në ligën e fundit pas pesë javëve të para (5F, 1B): do të ishte vetëm hera e katërt me të paktën 16 pikë për kuqezinjtë në këtë pikë të turneut gjatë këtij shekulli (2002/'03, 2003/'04 dhe 2020/'21). - Gjatë vitit 2021, Majk Menja dhe Ederson i Sitit janë portierët që kanë dalë nga fusha më shpesh pa u ndëshkuar. 21 sfida me rrjetën e paprekur për secilin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania