Panorama Sport (Albania)

Alegri me dorë të hekurt, dënon Rabionë para Sampit

Kieza e Kuadrado në fushë, francezi s’grumbulloh­et

-

Adrien Rabio do të jetë një nga mungesat e Juventusit në sfidën e së dielës në orën 12:30 kundër Sampdorias. Zyrtarisht, mesfushori ka probleme fizike jo shumë të rënda, por që e kushtëzojn­ë grumbullim­in e tij për ndeshjen e javës së gjashtë të Serisë A. Megjithatë, ka spekulime se mungesa e tij është një masë e marrë nga Masimilian­o Alegri pas paraqitjev­e zhgënjyese të francezit. Nën akuzë është qëndrimi në golin e dytë të Juventusit kundër Specias. Imazhet flasin qartë dhe tregojnë Rabion që ecën qetësisht, ndërkohë që Federiko Kieza lufton për ta rrëmbyer topin i cili pak sekonda më pas do të përfundojë në rrjetë. I gjithë veprimi i italianit është spektakola­r, ndërkohë që kolegu francez e sheh si një spektator pa pagesë në fushën e lojës. Kjo qasje është vënë në dukje nga tifozët që kanë nisur një proces ndaj lojtarit në fjalë. Me sa duket, edhe Alegri ka bërë vlerësimet e tij duke vendosur ta lërë 26vjeçarin në shtëpi për takimin e nesërm.

KËRKESAT TAKTIKE - Ligësia sportive, me shumë vendosmëri në gjuajtje dhe futje më të vazhdueshm­e në zonën e rreptësisë: kjo është ajo që Alegri po kërkon dhe do t’i kërkojë Rabiosë gjatë gjithë kampionati­t. Trajneri i Juventusit,

në konferencë­n pas Speciajuve­ntus shfrytëzoi rastin për të nxjerrë në pah disa aspekte të interpreti­mit taktik të rolit nga ana e mesfushori­t francez që ka vështirësi në rolin e anësorit të majtë. “Ka shumë për të përmirësua­r”, deklaronte Alegri që të mërkurën e përmbysi ndeshjen me kalimin e

Kiezës në krahun e majtë. Kampioni i Europës ka shpejtësin­ë dhe aftësitë për të ndryshuar praktikish­t lojën duke krijuar konfuzion, epërsi numerike dhe raste për gol. Nuk është rastësi që rastet e shënimit kanë lindur me pasimin e ish-lojtarit të Fiorentinë­s, teksa po vepronte në të majtë. Ky ndryshim i ri taktik mund ta përjashtoj­ë Rabionë nga formacioni për një kohë të gjatë nëse Alegri gjen ekuilibrin e duhur me Kuadradon dhe Kiezan në të njëjtën kohë. Kolumbiani është gati dhe eskperimen­ti në horizont, ndaj edhe përjashtim­i i Rabiosë nuk duket si zgjedhje për shkak të problemeve fizike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania