Panorama Sport (Albania)

Murinjo-sarri, herën e fundit u ndanë me sherr

-

Të dielën në 18:00 do të zhvillohet derbi mes Lacios dhe Romës. Ndeshje e ndjerë në kryeqyteti­n italian, sidomos për shkak edhe të pozicionev­e që ndajnë të dyja skuadrat. Mungesa e kapiten Pelegrinit i ka acaruar verdhekuqt­ë për mënyrën se si mesfushori u ndëshkua më kartonin e dytë të verdhë ndaj Udinezes. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes, sepse në stol këto ekipe kanë dy trajnerë që është pak të thuash se urrehen. Duke u hedhur një sy statistika­ve, kuptohet që përballja e fundit mes tyre është konsumuar më 20 tetor të vitit 2018 në stadiumin “Stamford Bridge”. Sarri drejtonte Çelsin, ndërsa Murinjo ulej në stolin e Mançester Junajtidit. Portugezi vinte nga disa rezultate jo të mira të cilat do t’i shkaktonin shkarkimin disa javë pas asaj ndeshjeje, ndërsa Sarri do të drejtonte ekipin e tij drejt suksesit në Ligën e Europës. Atë pasdite ndodhi gjithçka me londinezët që kaluan përpara me Rydigerin, një avantazh që do të anulohej nga dopieta e Marsialit. Ndeshja në fakt ishte shumë e bukur dhe barazimi përfundimt­ar vulosej në minutën e shtatë shtesë nga Ros Barklej. Teksa lojtarët ndaheshin mes sportivite­t, Sarri dhe Murinjo i jepnin jetë një grindjeje e cila do të hynte në librat e historisë së futbollit britanikë. Kjo, sepse pas golit të barazimit, Marko Iani, asistent i Sarrit, do të shkonte për të festuar pikërisht përpara Murinjos, i cili reagoi duke u ngritur nga stoli për të ndjekur pikërisht ndihmëstra­jnerin rival. U desh ndërhyrja e personelit të sigurisë dhe disa futbollist­ëve për të qetësuar “Specialin”. Edhe vetë Sarri mori masa duke detyruar asistentin e tij që t’i kërkonte falje Murinjos. Ky i fundit gjithashtu u tregua zotëri duke marrë përsipër një pjesë të fajit, teksa paqja tashmë mbretëron në raportin e tyre në distancë. Të paktën deri të dielën kur pas derbit mund të ketë të tjera shkëndija, duke ditur ngarkesën emocionale të një ndeshjeje si derbi i Romës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania