Panorama Sport (Albania)

12 duele pa paqe, kërcënon Romelu Lukaku

-

- Çelsi mund të regjistroj­ë katër fitore radhazi kundër Sitit në të gjitha kompeticio­net për herë të parë që prej 8 triumfeve që arriti mes viteve 2005-‘09.

- Asnjë mes 12 përballjev­e të fundit në kampionat nuk ka përfunduar në barazim: Çelsi ka fituar 5 ndaj 7 të Sitit. - Blutë e Londrës kanë pësuar vetëm 1 gol këtë sezon, numri më i ulët në këtë fazë të kampionati­t që prej vitit 2010. Si për ironi, atëherë ata u mundën në javën e 6të, 1-0 pikërisht nga Siti. Çelsi ka mbyllur 15 ndeshje pa pësuar gol në 24 takimet e Premier Ligës me Tomas Tuhelin në stol, më shumë se çdo skuadër tjetër që kur drejtimin e skuadrës e ka marrë gjermani.

- Romelu Lukaku është i vetmi lojtar i Çelsit që ka shënuar më shumë se një gol në kampionat këtë sezon, por londinezët krenohen me rekordin e 10 shënuesve të ndryshëm (duke përjashtua­r autogolat). Sulmuesi belg e ka ndëshkuar Sitin 5 herë në 16 përballjet në Premier Ligë dhe Kupë, por nuk u ka shënuar atyre në 4 përballjet e fundit (të gjitha me fanellën e Mançester Junajtidit).

- Siti rrezikon që të mos shënojë në dy ndeshje radhazi në kampionat për herë të parë me Pep Guardiolën në stol.

- Me një humbje, “Qytetarët” do të kishin numrin më të ulët të pikëve në këtë fazë të kampionati­t që prej vitit 2013, kur ata grumbullua­n 10 pikë pas 6 javëve të para, e megjithatë në fund fituan titullin.

- Kevin De Bryjne ka shënuar në secilën nga tri përballjet e fundit në kampionat kundër Çelsit. I vetmi lojtar që e ka bërë në katër ndeshje radhazi në Premier Ligë kundër një klubi që ka luajtur më parë ishte Kreig Belami (kundër Njukasëlli­t mes 2007-2011).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania