Panorama Sport (Albania)

Liverpuli futet në garë për Halandin, Klop: Do të na mungojë Tiago disa javë

Të kuqtë zbresin sot në fushë kundër Brentfordi­t

-

Liverpuli i është shtuar listës së gjatë të klubeve të interesuar­a për Erling Halandin. Sulmuesi i Dortmundit e ka nisur këtë sezon atje ku e la të shkuarin, me 11 gola në 7 ndeshjet e para në të gjitha kompeticio­net dhe gara për firmën me 21-vjeçarin verën e ardhshme do të mbetet shumë e fortë. Klubi e ka pranuar se sa e vështirë do të jetë për ta mbajtur norvegjezi­n edhe pas këtij sezoni sepse klauzola e prishjes së kontratës së tij zbret në 90 milionë euro (77 milionë paund). Sipas “Mundo Deportivo”-s, përveç Barcelonës dhe Realit të Madridit, listës së klubeve të interesuar­a i është shtuar edhe Liverpuli. “Sigurisht që do të jetë e vështirë që ai të qëndrojë, por ne do të përpiqemi që t’i mbajmë lojtarët tanë më të mirë në të ardhmen”, tha shefi i Dortmundit, Hans-joakim Vacke për “Welt am Sonntag”.

KLOP – Por përpara se të vijë merkatoja, Jyrgen Klopi, ka shqetësime të tjera në mendjen e tij. Dhe në vigjilje të sfidës së sotme kundër Brentfordi­t, trajneri i “Reds”-ave konfirmoi lajmin e keq të dëmtimit muskulor të Tiago Alkantarës në ndeshjen kundër Kristal Palasit. Mesfushori spanjoll do të humbasë edhe ndeshjen kundër Portos në Champions dhe Sitit më 3 tetor dhe do të mund të rikthehet vetëm pas pushimit të ndeshjeve të kombëtarev­e. “Nuk është e qartë se kur Tiago do të rikthehet, është një tërheqje muskulore në kofshë, por ndoshta do të kthehet pas pushimit të ndeshjeve të kombëtarev­e. Nuk mendoj se mund ta bëjë më herët.

Të shohim”, tha gjermani në konferencë. Keita do ta humbasë ndeshjen me Brentfordi­n, por Klop tha se mesfushori do të rikthehet shumë shpejt: “Nuk ka asgjë serioze, por është një shqetësim që e pengon të jetë në ndeshjen e radhës dhe ndoshta edhe më gjatë”. Lajmi i

mirë është rikthimi i Trent Aleksander-arnoldit dhe i Roberto Firminos. Mbrojtësi ka humbur dy ndeshjet e fundit për shkaqe shëndetëso­re, ndërkohë që sulmuesi brazilian nuk luan që prej tërheqjes muskulore që pësoi në ndeshjen kundër Çelsit më 31 gusht.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania