Panorama Sport (Albania)

Tirana dhe Partizani, në finale të Kupës së FSHV-SË

-

Volejbolli shqiptar ka nisur dje zyrtarisht edicionin 2021-2022, teksa janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfina­le të Kupës së FSHV-SË te femrat, kompeticio­n që po mbahet në sallën sportive të Farkës. Gjithçka do të startojë ku ishte lënë, me Partizanin dhe Tiranën që do të masin forcat edhe një herë tjetër në finale. Ishin pikërisht këto dy skuadra që arritën t'i kalonin me sukses gjysmëfina­let duke fituar bindshëm ndaj rivaleve të tyre, ndërkohë vajzat bardheblu likuiduan Barletin, kurse të kuqet Vllazninë. TIRANA-BARLETI. Derbi i kryeqyteti­t nisi me një minutë heshtje në homazh të Gafur Dudajt, ish-presidenti­t të Barletit që ndërroi jetë disa ditë më parë. Amarilda Prenga, trajnerja e re e skuadrës bardheblu e nisi aventurën te Tirana duke sfiduar ishekipin e saj, Barletin. Superiorit­eti i Tiranës ishte i dukshëm gjatë të gjithë takimit, ndërsa Barleti i Artan Pogonit paraqitej me një skuadër modeste dhe me largime të rëndësishm­e. Bardheblut­ë komandojnë totalisht në setin e parë, ndërsa universita­ret shënojnë gjithsej vetëm 6 pikë. Në dy setet e tjera ka më shumë rivalitet, por gjithsesi Tirana tregohet më lart duke triumfuar 25-20 dhe 25-22, për të vulosur suksesin në shifra të pastra 3-0, në një takim që zgjati 1 orë e 21 minuta. PARTIZANI-VLLAZNIA. Kampionet e Shqipërisë e nisin me këmbë të mbarë sezonin duke fituar 3-0 ndaj Vllaznisë. Partizani nuk e diskutoi për asnjë moment suksesin, teksa bindi me lojë dhe rezultat ndaj shkodranev­e. Diferencat në parket ishin të mëdha si në pikë ashtu edhe në lojë. Vajzat e trajnerit Andi Lundra e filluan lojën me entuziazëm dhe kualiteti i tyre më i lartë u pa që në fillim në fushë. Kështu, të kuqet e fituan setin e parë 25-14. Edhe fraksioni i dytë ishte i ngjashëm, me Partizanin që fitoi 25-15, teksa të kuqet që e rritën edhe më shumë ritmin në setin e tretë duke triumfuar 25-12, për ta mbyllur të gjithë ndeshjen në një hark kohor prej 1 ore e 15 minutash. Te Partizani spikati në sulm loja e dyshes Elisa Beshirajoa­na Kushi, të cilat shënuan respektivi­sht 16 dhe 11 pikë. Te Vllaznia nuk mjaftoi paraqitja e mirë e Esmeralda Tucit dhe e Klodeta Zhivanit. Partizani dhe Tirana do të zbresin nesër në parket për finalen, ku do të kërkojnë fitimin e trofeut të parë sezonal. Ndërkohë, Kupa e FSHV-SË do të vijojë sot me ndeshjet gjysmëfina­le për meshkuj: Partizani-tirana dhe Erzeni-vllaznia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania