Panorama Sport (Albania)

Basket, Tirana dhe Partizani në finalen e parë të sezonit

“Demat” mposhtin Besëlidhje­n, të dielën derbi për trofeun

- ROLAND GJINI

Tirana dhe Partizani janë skuadrat final iste të Kupës së FSHBSË në basketboll­in e meshkujve. Bardheblut­ë dhe "Demat" i mbyllën grupet respektive në vendet e para dhe tashmë do të sfidohen në derbi për trofeun e parë zyrtarë të sezonit 20212022. Në takimet e ditës së tretë të kompeticio­nit, të zhvilluara dje në pallatin e sportit "Dhimitraq Goga", Tirana mposhti Vllazninë pas kohës shtesë, ndërsa Partizani triumfoi ndaj Besëlidhje­s.

TIRANA NEPTUNVLLA­ZNIA

Ndonëse vitet e fundit këto dy skuadra nuk kanë mundur të festojnë tituj, përballjet mes Tiranës dhe Vllaznisë gjithnjë kanë rezultuar emocionues­e dhe me rivalitet të lartë. E tillë ishte edhe sfida e djeshme, e cila u luftua deri në sekondën e fundit. Bardheblut­ë e Erkand Karajit i fituan dy periodat e para minimalish­t 15-14 dhe 2221 duke shkuar me dy pikë avantazh në pushimin e madh. Por në periodën e tretë shkodranët e Nikola Milatoviçi­t shpërthyen në lojën sulmuese dhe kthyen gjithçka në favor të tyre duke e fituar fraksionin 3623, për të kryesuar 71-60 pas 30 minutash lojë. Në periodën e fundit Tirana tregoi karakterin e zakonshëm dhe nisi të rikuperojë, teksa një kosh për 2 pikë nga Hysenagoll­i në fund bëri që takimi t'i drejtohej shtesës, me rezultatin që shënonte në tabelë 79-79. Në kohën shtesë Tirana u tregua shumë e saktë në veprimet e saj dhe mori me meritë fitoren në shifrat 92-83. Edhe një herë tjetër spikati loja e dyshes Hysa-hysenagoll­i. I pari ishte shënuesi më i mirë i takimit me 22 pikë, ndërsa gjiganti i qendrës regjistroi 21 pikë dhe plot 20 ribaunde.

Dopio shifër pikësh prekën edhe Hamati (14), si dhe kapiteni Vogli (13). Për Vllazninë më i miri ishte malazezi Nikola Rakoçeviç, autor i 19 pikëve. PARTIZANIB­ESËLIDHJA

Asnjë problem për skuadrën e Erdal Borovës në derbin e vogël të kryeqyteti­t ndaj modestëve të Besëlidhje­s, me Partizanin që fitoi 77-61. Vendimtare rezultoi perioda e parë, të cilën të kuqtë e fituan thellë 31-15. Megjithatë "shqiponjat" e Klarant Dedajt provuan deri në fund dhe bënë një ndeshje dinjitoze, sidomos në pjesë e dytë, ku madje treguan një lojë më të mirë se kundërshta­ri. Kapiteni i Partizanit, Mired Jani ishte njeriu i ndeshjes, protagonis­t me 27 pikë. Shkëlqeu edhe Majk Vaqarri me 16 pikë (4 nga 5 tentativa të sakta për 3 pikë). Te Besëlidhja më të mirët ishin Pylla dhe Nikolli, të cilët realizuan respektivi­sht 22 dhe 20 pikë.

 ?? ?? Moment nga ndeshja Tirana-vllaznia FOTO: F. HAZISLLARI
Moment nga ndeshja Tirana-vllaznia FOTO: F. HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania