Panorama Sport (Albania)

Tri transferta ferri në 9 ditë, Guardiola: Ky është një privilegj

Siti luan kundër Çelsit, PSG-SË dhe Liverpulit

-

Pep Guardiola i ka cilësuar 9 ditët e ardhshme të Mançester Sitit një privilegj, ndërsa skuadra e tij do të luajë në transfertë kundër Çelsit, PSG-SË në Champions dhe pastaj Liverpulit. Kampionët e nisin sot në “Stamford Bridge”, ku tekniku i “Qytetarëve” do të kërkojë të marrë më të mirën ndaj skuadrës që e ka mundur në tri duelet e fundit sezonin e shkuar. Pastaj Siti do t’i drejtohet Parisit për sfidën e javës së dytë të Ligës së Kampioneve përpara se të udhëtojë drejt “Anfield”-it më 3 tetor për sfidën me Liverpulin në Premier Ligë. Dhe përpara këtij kalendari ferri për skuadrën e tij, tekniku tha në konferencë se mezi po i pret këto sfida bashkë me turneun e “Ryder Cup” këtë fundjavë duke ditur se ai është një i apasionuar pas sportit të golfit. “Është kaq bukur, çfarë privilegji dhe të gjitha këto në javën që luhet edhe ‘Ryder Cup’... A ka më mirë se kaq? Jo”, tha Guardiola me ironi. “Por do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Udhëtojmë në Londër dhe pastaj do të përgatitem­i për PSG-NË”. I ngacmuar nga gazetarët nëse do të ketë kohë për të ndjekur turneun e golfit, ai tha: “Absolutish­t. Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishm­e të vitit”. Siti humbi tri herë kundër Çelsit në harkun e 6 javëve sezonin e shkuar, me Tuhelin që mori më të mirën prej katalanasi­t në Kupën FA, Premier Ligë dhe finalen e Champions-it. Pep provoi formacione të ndryshme në të tri ndeshjet dhe shpreson të ketë mësuar prej atyre humbjeve: “Ne i përgatisim ndeshjet siç kemi bërë gjithnjë. Përpiqemi të lexojmë atë që është kundërshta­ri dhe çfarë ne kemi bërë në takimet e fundit kundër Çelsit. Çdo ndeshje është një sfidë e re, të përpiqemi të përmirësoh­emi. Nuk është një finale, është krejtësish­t ndryshe. Finalja ishte një sfidë e ngushtë, ne humbëm dhe Premier Liga kishte përfunduar me ne thuajse kampionë. Do të mësojmë nga këto tri humbje, por është vetëm një ndeshje më shumë në sezonin prej 38 javësh”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Kante në një dyluftim me De Bryjnen gjatë finales së Champions-it
Kante në një dyluftim me De Bryjnen gjatë finales së Champions-it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania