Panorama Sport (Albania)

Revolucion në NBA: Stop dinakërisë për vjedhjen e gjuajtjeve të lira

Rregullat e reja: Ja rastet kur do të ndëshkohen me faulle në sulm

-

NBA ka vendosur të ndërmarrë një revolucion për sa i përket faulleve në lojën e basketboll­it ose më saktë për të ndëshkuar ata që deri më tani janë mësuar t'i fitojnë gjuajtjet e lira me dinakëri. Rregullorj­a mbetet e njëjtë, por do të ketë një ndryshim rrënjësor në interpreti­min e saj duke i dhënë një goditje të fortë "hileqarëve". Monty Mccutchen, shefi i arbitrave në NBA nëpërmjet një konference në "Zoom" në prag të sezonit të ri ka shpjeguar revolucion­in në lojë që do të futet menjëherë në fuqi në NBA që në edicionin 20212022, ku qëllimi është eliminimi i lëvizjeve jo natyrale në parket nga basketboll­istët. Siç e thamë, ky revolucion konsiston në interpreti­m dhe jo në rregullore, teksa kjo e fundit nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Mccutchen shpjegoi gjithçka me shembuj konkretë nga aksione gjatë ndeshjeve të kampionati­t të kaluar, të cilat pasqyrohen më poshtë:

SHEMBULLI 1- Luka Donçiç lëshohet drejt sulmit dhe në limitet e harkut të zonës, Andre Uigins në tentativë për ta ndaluar kërcen dhe ndalet pak centimetra larg yllit të Dallasit. Ky i fundit duke qenë në limitet e zonës së 3-pikëshit, në vend që të gjuajë drejt koshit lëshohet drejt kundërshta­rit dhe më pas tenton gjuajtjen duke fituar gjithashtu edhe gjuajte të lira. Deri në sezonin 2020-2021 ky ishte një faull që akordohej normalisht në mbrojtje, por duke nisur nga ky sezon do të jepet faull në sulm. Këtë e shpjegoi qartë shefi i arbitrave amerikanë. "Nuk duam që të eliminojmë gjuajtjet e lira, por dëshirojmë që të heqim nga loja ato lëvizje që kanë si qëllim përfitimin e tyre. Duam që ndeshjet tona të jenë konkurrues­e si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, si dhe të kenë më tepër ritëm", u shpreh 55-vjeçari.

SHEMBULLI 2- Një tjetër rast që do të akordohet faull në sulm ka të bëjë me ndryshimin e lëvizjes krejtësish­t në mënyrë të papritur që bën lojtari për të marrë faull. Shembulli u ilustrua me një aksion të Stefën Kërrit gjatë sfidës së vjetshme mes Golden Stejt dhe Milluokit. Kërri ngadalëson befas gjatë një aksioni dhe hapet për të kërkuar kontaktin me Donte Divinçenco­n në momentin e gjuajtjes. Nuk do të lejohen më as hapjet e këmbëve gjatë gjuajtjeve, me sulmuesit që kërkojnë kontaktin për të përfituar faull.

SHEMBULLI 3- Me interpreti­min e ri të rregullave do të ndëshkohet edhe një prej lëvizjeve të preferuara të Xhejms Hardenit. Ky i fundit për të marrë faulle shpesh herë fut krahun e tij poshtë krahut të kundërshta­rit duke kërkuar kontakt. Por nga ky sezon një veprim i tij do të jepet faull në sulm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania