Panorama Sport (Albania)

Meksi: Skënderbeu shkon vetëm për një objektiv në Rrogozhinë

-

Skënderbeu do të kërkojë maksimumin në ndeshjen e sotme kundër Egnatias në transfertë. Për korçarët, e rëndësishm­e mbetet që të merren tri pikët e para të sezonit për të fituar vijimësi dhe siguri për ecurinë e sezonit. Për mbrojtësin Jorgo Meksi, Skënderbeu nuk i shikon kundërshta­rët nga emri, por gjithçka e vlerëson si të ishte sfidë delikate dhe e vështirë. E tillë për Meksin është edhe ndeshja e sotme përballë debutuesve të Egnatias. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, Meksi tregon se tri pikët janë objektivi i vetëm i Skënderbeu­t në këtë takim.

Meksi, pas barazimit në kampionat dhe fitores në Kupë, Skënderbeu a është gati për ndeshjen e radhës?

Sigurisht që po. Skënderbeu gjithmonë është gati për çdo ndeshje, si në kampionat edhe për Kupë. E rëndësishm­e është që vijmë nga rezultate pozitive dhe jemi të karikuar. Kjo na bën që të synojmë gjithmonë maksimumin edhe në këtë ndeshje të radhës në transfertë.

Si vjen Skënderbeu në këtë ndeshje?

Jemi mirë dhe gjatë gjithë këtyre ditëve jemi stërvitur maksimalis­ht. Kemi punuar fort për të marrë maksimumin në këtë ndeshje të radhës dhe normalisht do të shkojmë për të bërë më të mirën. Edhe në këtë takim ne shkojmë për të marrë maksimumin.

Pra, ndaj Egnatias pretendoni të merrni pikët e plota?

Shpresojmë që të jetë kështu. Ne duam që të marrim më të mirën në çdo ndeshje. Pse jo të mos shkojmë për tri pikët në këtë takim. Besoj se nëse bëjmë maksimumin në këtë transfertë kemi mundësi të dalim me pikët nga Rrogozhina.

Egnatia është debutuese këtë sezon. A e bën kjo më të lehtë?

Jo, nuk besoj se ka kundërshta­rë të lehtë në këtë sezon të Superiores. Të gjitha ndeshjet, nga java e parë e deri në të fundit janë duele shumë të forta dhe kanë vështirësi maksimale. Egnatia është një ekip që ka pikët e saj forta dhe këtë e ka treguar në javën e fundit. Nuk ka kundërshta­rë të lehtë dhe këtë e kemi të fiksuar mirë në mendje.

Do t’ju kënaqte edhe barazimi në këtë takim?

Jo, ne shkojmë vetëm për tri pikët dhe do të kërkojmë të marrim vetëm fitoren. Ky është i vetmi rezultat që na kënaq. LLAZI SARO

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania