Panorama Sport (Albania)

Hamilton, "mbret" mes shiut në Çmimin e Madh të Rusisë

FORMULA 1/ Fitorja nr.100 i jep kreun britanikut

-

Pas një "agjërimi" 2-mujor, Luis Hamilton u rikthehet fitoreve dhe regjistron suksesin e tij të 100-të në karrierë në Formulën 1. Piloti i Mercedesit u tregua më i zoti nga të gjithë në Çmimin e Madh të Rusisë, teksa bëri të tijën një garë që në pjesën më të madhe të kohës u dominua nga Lando Norrisi. Gjithçka u ndez, ku një gabim i pilotit të Meklarenit nën reshjet e shiut e zbriti atë në vend të shtatë. Me Hamiltonin triumfues, podiumi u plotësua nga Maks Vershtapen­i dhe Karlos Sainzi.

GARA

I nisur nga "pole position", Lando Norris u parakalua në start nga Karlos Sainz, por problemet me gomat të pilotit të Ferrarit bënë që ta rimarrë sërish kreun për të dominuar për një kohë të gjatë. Norrisi u duk se po i rezistonte më së miri presionit të Hamiltonit deri në momentin kur një gabim në reshjet e shiut i kushtoi rëndë. Gjithsesi, britaniku i Meklarenit u ngushëllua me xhiron më të shpejtë duke marrë pikën e bonusit. Ndërkohë, ai që feston është Luis Hamilton, i cili ndërroi ritëm pas futjes në bokse dhe përveç triumfit në Rusi mori edhe kreun e renditjes së përgjithsh­me për pilot duke parakaluar rivalin Maks Vershtapen. Gjithsesi, ky i fundit duhet të kënaqet me vendin e dytë, në një garë ku startoi nga radha e fundit. Holandezi i Red Bullit i minimizoi në maksimum dëmet, por tashmë e lëshon kreun, teksa është

Hamiltoni që mban vendin e parë me 2 pikë avantazh. Me rezultat të mirë del nga gara ruse edhe Karlos Sainz. Piloti i Ferrarit me podiumin e arritur parakalon kolegun e skuadrës Sharl Lëklerk. Monegasku pasi kishte rikuperuar shumë pozicione duke qenë se u nis nga fundi arriti të futej deri në zonën e podiumit, por në fundin kaotik të garës zgjodhi strategjin­ë e gabuar duke refuzuar ndërrimin e gomave, gjë që rezultoi fatale për të. Formula 1 do të rikthehet më 10 tetor, teksa do të mbahet Çmimi i Madh i Turqisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania