Panorama Sport (Albania)

Lacio fiton derbin, Mou shfryn: Hysajt iu fal një penallti

Trajneri verdhekuq: Arbitri dhe VAR-I prishën sfidën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Lacio del nga një situ atë krize, me dy bara zime dhe një humbje në tri ndeshjet e fundit duke fituar një derbi spektakola­r. Mauricio Sarri fiton derbin e tij të parë të kryeqyteti­t përballë Zhoze Murinjos, ndonëse në fund ishte e pamundur që të kishte polemika. Në “Olimpiko” bëjnë festë Elseid Hysaj, gjithmonë e më shumë titullar i padiskutue­shëm në korsinë e majtë për Lacion, dhe Tomas Strakosha nga stoli. Takimi i përfunduar 3-2 kishte gjithçka, ndonëse pas 19 minutash lojë u duk sikur gjithçka ishte mbyllur. Në të 10-ën Milinkoviç­saviç shënon me kokë, por përplaset me portierin Patrisio dhe humb për pak sekonda ndjenjat në fushë, ndërsa 9 minuta më vonë ishte ish-i Pedro që bën 2-0 për Lacion, pas një kundërsulm­i që nisi me polemika. Kjo, pasi në zonën e Lacios, Hysaj shtriu në zonë Zaniolon, duke lënë shumë dyshime për penallti, por kundërreag­imi i të kaltërve ishte perfekt. Gjithsesi, në të 41-ën Ibanjez rihapi ndeshjen. Në pjesën e dytë, situata nuk ndryshon, pasi Lacio me kundërsulm­in e saj është perfekte, duke dërguar shifrat

në 3-1 me Felipe Anderson, por kalojnë vetëm 6 minuta dhe rezultati ngushtohet sërish në 32. Nga pika e bardhë për Romën nuk gabon Veretu, edhe pse penalltia u duk më shumë një kompensim i arbitrit, sesa një faull për limitet e një 11-metërshi, ndonëse ky rezultat nuk do të

ndryshojë deri në vërshëllim­ën finale.

SHPËRTHEN MURINJO – Pas ndeshjes, shumë i revoltuar ishte trajneri i Romës, i cili vë përpara përgjegjës­isë arbitrin kryesor dhe dyshen e VAR-IT, për një gjykim të gabuar totalisht. “U riktheva në Itali pas shumë vitesh dhe mund ta them me bindje se futbolli italian është përmirësua­r në mënyrë mahnitëse. Ky derbi ishte një ndeshje spektakola­re, e dominuar totalisht nga ne, por nuk mund të mos e pranoj që arbitri dhe VAR-I e shkatërrua­n totalisht. Kjo është e tepërt për t’u pranuar, pasi mungon qartazi penalltia e Hysajt, pas faullit kundër Zaniolos në zonë, por edhe kartoni i dytë për Leivan, i cili do të linte Lacion me 10 vetë. Më vjen keq për lojtarët e mi, pasi nuk e meritonin të humbnin, aq më shumë për faj të arbitrave”, tha “Special One”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania