Panorama Sport (Albania)

Usik trondit Xhoshuan, ukrainasi kampion i trefishtë në peshat e rënda

-

Oleksandër Usik ka tronditur të gjithë botën në superdueli­n e peshave të rënda duke i rrëmbyer tre titujt kampion Antoni Xhoshuas. 34-vjeçari ukrainas bëri një paraqitje të jashtëzako­nshme në shtëpinë e rivalit, teksa u shpall fitues me pikë pas një beteje me 12 raunde të zhvilluara në stadiumin e Totenhemit në Londër. Një boksim fantastik nga Usiku, i cili ishte superior thuajse në të gjitha raundet ndaj britanikut, teksa gjyqtarët i dhanë unanimisht fitoren. Usik i shkaktoi Xhoshuas humbjen e dytë në karrierë pas asaj të Andi Ruizit në vitin 2019. Ishte një ndeshje e luftuar, por boksieri ukrainas ishte më i qartë në goditje duke i shkaktuar rivalit britanik dëme të mëdha në fytyrë. Raundi i 12 ishte spektakël i vërtetë, ku në sekondat e fundit të duelit Xhoshua rrezikoi të humbiste me nokaut, por ja doli të qëndrojë në këmbë. Kjo ishte fitorja e 19-të në karrierë për boksierin ukrainas prej të cilave 13 i ka arritur me anë të nokautit. Një sukses shumë i madh, me Usikun që tashmë zotëron titujt botërorë "WBA", "IBF" dhe "WBO", ndërsa Xhoshua mbetet duarbosh. "Ndeshja shkoi ashtu siç e prisja edhe pse kishte momente që Xhoshua më sulmoi. Isha i përgatitur për grushtet e tij dhe mund të them që i pata mundësitë edhe ta hidhja KO. Ky triumf ka një vlerë të madhe për mua", deklaroi Usiku pas suksesit. Ndërkohë Xhoshua reagoi nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale: "Qëndroj pozitiv edhe kur bota duket sikur po më shembet përpara. Londër të dua dhe të falënderoj për mbështetje­n".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania