Panorama Sport (Albania)

Berisha: Golin e përgatita gjatë javës

-

Elvi Berisha shënoi gol vendimtar ndaj Egnatias, por që vlejti vetëm një pikë. Sulmuesi jo vetëm që shënoi një supergol, por ishte aktiv në çdo rast të lojës së korçarëve. Në prononcimi­n e dhënë për "Panorama Sport" pas ndeshjes, sulmuesi pohoi se beson te ngjitja e Skënderbeu­t në klasifikim, si dhe tregoi sekretin e golit ndaj Egnatias. "Jam i kënaqur që shënova ndaj Egnatias. E prisja këtë gol pasi isha përgatitur gjatë gjithë javës, ku veç vlerësimit për kundërshta­rin kisha dhe synim personal. Më vjen mirë që e arrita qëllimin. Ishte një pikë me vlera për ne. Skënderbeu kudo luan për pikë e të paraqitet mirë. Nuk na mungon asgjë, kemi grup cilësor dhe staf që mundohet të na motivojë. Paraqitja ishte e mirë dhe golat kur vijnë individual­isht ka rëndësi maksimale. Rëndësi ka që ndaj një kundërshta­ri si Egnatia morëm rezultat pozitiv në çdo drejtim. Rolet? Këtë detaj e vendos trajneri se ku luaj unë, jam gati gjithmonë. Asnjëherë se kam pasur problem rolin, që në hapat e mi të parë si futbollist. Vetëm kam pasur synim të jem në lartësinë e duhur. E ardhmja e skuadrës? Këtë vit jemi më ndryshe, pasi është ruajtur grupi. Njohim lojën dhe përshtatem­i mirë në çdo fushë. Të gjithë jemi të bashkuar. Besoj se do të ngjitemi aty ku e meritojmë, pse jo në vendet e para, pasi kampionati sapo ka filluar. Na nevojitet përqendrim, asgjë tjetër. Duhet të na vlerësojnë të gjithë me radhë", u shpreh autori i golit të Skënderbeu­t. I pyetur se a synon të jetë golashënue­si më i mirë i ekipit, Berisha u shpreh: "Kjo gjë varet nga gjendja skuadrës". ALDO BUZI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania