Panorama Sport (Albania)

Akuzon Egnatia: Na pengoi gjykimi

-

Barazimi me Skënderbeu­n nuk i ka pëlqyer askujt tek Egnatia, ku sipas tyre gjykimi ndikoi në rezultatin final. Drejtuesit rrogozhina­s janë shprehur të pakënaqur me gjykimin e Ardian Beqirit, që sipas tyre ishte tendencioz. Drejtori sportiv i Egnatias, Klevis Murati, pas ndeshjes, për "Panorama Sport" u shpreh se gjykimi u mohoi hakun. "Jemi shumë të mërzitur si klub nga ky gjykim, që na pengoi në lojën tonë. Skuadra ishte përgatitur për ta fituar ndeshjen dhe jo të merrte një pikë. Ne e bëmë lojën tonë, po ndonjëherë ka plot pengesa, siç u pa qartë. Loja nuk u ngjit asnjëherë aty ku duhej vetëm prej gjyqtarëve. Që nga fillimi deri në fund lejuan lojën jashtë çdo norme. Patëm plot episode kundër. Është investuar shumë gjatë periudhës së fundit, ndaj duhet të na japin hakun tonë, jo të na e bëjnë me qëllim duke na sulmuar në një lojë që ka synim argëtimin. Çdo tifoz vjen të shikojë futboll të bukur e jo të mërzitet nga gjykimi jo korrekt. Në emër të klubit të Egnatias kërkoj që të kemi vetëm gjykim të rregullt. Si te rastet e tjera, edhe penalltia kaloi pa parë asnjë, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Thuhet pastaj pse ka tension, vetë gjyqtarët e krijojnë. Askush nuk duhet ta përbuzë një qytet futbolldas­hës si Rrogozhina. Kërkojmë të merren masa. Barazimi nuk është fundi i botës, pasi ka plot pikë në lojë, jo të ndalemi kështu. Do ta analizojmë me skuadrën këtë barazim, që mund të kishte tjetër rezultat nëse do të vlerësohej gjithçka siç duhet. Egnatia është për 'fair play', jo të ndëshkohet qëllimisht. Fusha është njësoj për të gjithë, por nuk duhet aplikuar i tillë gjykim. Ndjehemi keq, pasi kjo gjendje ndikon te tifozët që kanë qenë shembull çdoherë. Gjithkush e pa që na mungon një penallti që mund ta ndryshonte ecurinë. Kjo deklaratë nuk është për shfajësim, por nuk na vjen mirë kur ndëshkohes­h me paramendim", u shpreh Murati.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania