Panorama Sport (Albania)

Danaj: Me Korabin nis sezoni ynë

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja mori pikën e parë pas dy humbjeve radhazi. Mund të quhet një lloj kthese, ndonëse fitorja këtë herë ishte domosdoshm­ëri. Alban Bruka këtë herë në analizë ishte më i qetë, por kritikat nuk i evitoi. Ruben Danaj bëri sa mundi në këtë takim, duke shënuar edhe një gol të shpejtë. E megjithatë, ai u zhvlerësua pas rreth një gjysmë ore nga Pogradeci. Për “Panorama Sport” sulmuesi lezhjan tha: “Duke qenë se dy javët e para të kampionati­t i mbyllëm pa pikë, me Pogradecin llogarisni­m vetëm fitoren. Gjatë gjithë javës stërvitore punuam me përkushtim, për të marrë ngarkesat e plota. Ndeshja nisi sipas parashikim­eve. Kontrollua­m lojën dhe kjo bëri që t’i zhbllokoni­m shpejt shifrat. U lumturova pasi e çova atë top në rrjetë, pasi arrita që të konkretizo­ja me sukses aksionin dhe mundin e shokëve dhe stafit teknik. Megjithatë, nuk ishte e thënë që të festonim në fund. Meritonim të fitonim përballë Pogradecit, madje pjesën e parë e mbyllëm edhe me një tjetër rrjetë. Shënova po unë, por na e mohuan për pozicion jashtë loje. Nuk u dorëzuam dhe nga pushimi u kthyem të mobilizuar dhe shtuam agresivite­tin në sulm, çka na riktheu në avantazh. Ne krijuam shumë raste shënimi, por nuk qe e thënë që ta finalizoni­m ndonjërin dhe kjo vetëm prej fatit e jo nga gabimet tona. Pogradeci na barazoi me goditje standarde. Duke lënë pas gjithçka që ka kaluar, tani jemi të përqendrua­r te transferta e radhës në Peshkopi ndaj Korabit pasi duam që të futemi në rrjedhën e kampionati­t me fitore”, përfundoi sulmuesi lezhjan.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania