Panorama Sport (Albania)

Antoni mbetet në vëzhgim, Janku: Jemi në rrugë të mbarë

-

Bylisi arkivoi fitoren e tretë sezonale, e megjithatë hallet nuk i ndahen. Beji Antoni vazhdon të jetë në dyshim pas atij dëmtimi që pësoi në Shijak. Sulmuesi ka pasur ënjtje të kaviljes dhe kjo bëri të mos luante as me Turbinën, ndonëse ishte në stol. Stafi teknik vendosi që të mos rrezikonte. Ata do të presin deri dy ditë para javës së 4-t për të vendosur për gjendjen e nigerianit, ndonëse forcat e shumta nuk mungojnë në vijën e parë. Edhe pse i kaluan tri provime të vështira, “malorja” vazhdon. Këtë fundjavë udhëtojnë në Pogradec e me radhë luajnë me Korabin e Burrelin. Llogaritë e ballshiotë­ve janë të qarta, duan vazhdimësi dhe as që kanë në plan ta lëshojnë kreun. I këtij mendimi është edhe kapiteni Stivian Janku, i cili shënoi gol në “pokerin” ndaj Turbinës. Pas ndeshjes me cërrikasit, për “Panorama Sport”, mbrojtësi u shpreh:

“Jam i lumtur që skuadra vazhdon të fitojë dhe është në rrugë të mbarë. Morëm edhe një fitore bindëse, por duke ditur mundësitë që kemi, gjykoj se bëmë detyrën. Nuk duhet që ta diskutonim këtë ndeshje, madje që në pjesën e parë duhet të kishim një rezultat edhe më bindës. Sezoni ka nisur ashtu si duhet, si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. Janë rezultate që na konsolidoj­në edhe më shumë, pasi ‘malorja’ nuk mbaron këtu. Çdo ndeshje është delikate dhe duhet të vlerësohet maskimalis­ht. Tani nuk ka kundërshta­rë të lehtë apo të fortë. Të gjithë luajnë për diçka, ndaj mirë është që llogaritë t’i bëjmë gjithnjë me ndeshjen e radhës”. ERJON SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania