Panorama Sport (Albania)

Hamilton 100, historia vazhdon…

Për ta arritur britanikun duhet të mbledhim së bashku ikona si Lauda-fanxho-prost

- ARTIN LLESHAJ

Të dielën në Rusi u shkrua një faqe shumë e rëndësishm­e në historinë e Formulës 1. 100 fitoret e Luis Hamiltonit certifikoj­në një udhëtim të jashtëzako­nshëm të këtij piloti, i cili e ka dërguar në një tjetër dimension këtë sport, në raport me atë që kanë arritur paraardhës­it e tij në kategorinë më të lartë të automobili­zmit. Britaniku i Mercedesit ka fiksuar standarde të reja në 15 sezonet që e kanë parë si numrin 1 të këtij sporti. Ka nga ata që besojnë se numrat nuk janë gjithçka dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por aritmetika na ndihmon për të kuptuar më mirë perimetrin dhe gjurmën e këtij udhëtimi të pabesueshë­m që

Hamilton po bën në Formulën 1. Fitorja numër 100 e vulosur nën reshjet e shiut në Çmimin e Madh të Rusisë është një rezultat i paimagjinu­eshëm në logjikën e sportit dhe këtë e konfirmon më së miri historia e së shkuarës në F1. Për kapur një shumë të tillë suksesesh, duhet të mbledhim bashkë fitoret e legjendave si Fanxho, Lauda dhe Prost apo të Senës, Alonsos dhe Stjuartit. Duke i lënë mënjanë epokat dhe historinë, e bëjmë këtë ushtrim vetëm për të treguar dimensioni­n e këtij rekordi, që është një rezultat prej jashtëtokë­sori. Për të siguruar triumfin treshifror, Hamiltonit i janë dashur 15 sezone, që prej debutimit fantastik në 2007-ën deri në garën e Rusisë dy ditë më parë. Në çdo fitore kampioni i botës ka lënë shenjë, diku më pak e diku më shumë. Në tri dekada të ndryshme, djaloshi nga Stevenage ka arritur të festojë në 29 pista të ndryshme dhe në 22 shtete.

Mesatarja e ngjitjes në shkallën më të lartë të podiumit është vërtet e frikshme: 35,6%, me 100 suksese në 281 gara të zhvilluara gjithsej.

FITORET MË TË BUKURA - Hamilton është vetë i pari që e di shumë mirë se jo të gjitha triumfet janë të njëjta. Ai ka arritur suksese heroike, të vuajtura, të djersitura dhe lista është shumë e gjatë. Por më poshtë po ju pasqyrojmë 10 fitoret më të bukura në Formulën 1 të britanikut. E nisim nga viti 2007 me suksesin në SHBA, për të vijuar një vit më vonë me garat në Britaninë e Madhe dhe Gjermani. Kina dhe sërish Gjermania në vitin 2011, SHBA 2012, Bahrejn 2014, Gjermani 2018, Monako 2019 dhe Turqi 2020. Shumë suksese të tjera kanë ardhur në situata më pak ekstreme, në të cilat 7 herë kampionit të botës i është dashur thjesht të bëjë mirë apo “detyrën”. Me gjithë këto rezultate të pabesueshm­e, Hamilton nuk ka aspak ndërmend të ndalet, teksa shënjestra e radhës është Çmimi i Madh i Turqisë, që do të mbahet më 10 tetor.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania