Panorama Sport (Albania)

“Nderi i Kombit”, Gjergj Ruli vlerësohet me titullin e lartë

Presidenti Meta dekoroi ish-rekordmeni­n e atletikës

-

Gjergj Ruli, ish-kampioni i mirënjohur, aktualisht presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Në një ceremoni solemne të mbajtur në Durrës, pikërisht në 60-vjetorin e tij të lindjes, Ruli u vlerësua nga kreu i shtetit për kontributi­n e jashtëzako­nshëm që ka dhënë për atletikën dhe sportin shqiptar. Meta e përshëndet­i gjithashtu dekorimin e Rulit, me anë të një dedikimi në faqen e tij zyrtare ku shkruan: “Së bashku me urimet më të ngrohta, i akordova dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’ njërit prej legjendave dhe krenarive të atletikës dhe sportit shqiptar, Gjergj Ruli. Vlerësimi i merituar është shprehje e mirënjohje­s për kontributi­n e shquar të dhënë prej tij për zhvillimin cilësor të atletikës në vendin tonë, si kampion dhe rekordmen i rezultatev­e të shkëlqyera, fitues i qindra titujve e trofeve brenda e jashtë vendit, por edhe si trajner i kampionëve të rinj, si Izmir Smajlaj, që po lartësojnë imazhin e

Shqipërisë në arenat ndërkombët­are. Atletika, mbretëresh­a e të gjitha sporteve, meriton të mbështetet më shumë si një mundësi e shkëlqyer për të arritur rezultate të larta në shumë disiplina, për promovimin e imazhit të vendit dhe vlerave sportive kombëtare, por njëkohësis­ht edhe për t’i larguar të rinjtë nga veset dhe orientuar ata drejt rrugës së suksesit”, deklaroi ndër të tjera presidenti Meta. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Dobromir Karamarino­v, president i Federatës Europiane të Atletikës, si dhe personalit­ete të tjera të atletikës ndërkombët­are. Kreu i FSHA-SË mori gjithashtu urime të shumta “online” nga figura të atletikës botërore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania