Panorama Sport (Albania)

Milan-atletiko, ja tri gabimet që s’duhen bërë

Simeone ka ekip origjinal, “Djalli” s’duhet të ngutet

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kryqëzim i rëndë sishëm europian për Stefano Piolin sonte ndaj Atletikos. Shanset për kualifikua­m kalojnë nga kjo ndeshje të cilën trajneri e cilëson të rëndësishm­e dhe jovendimta­re. Leksionet që u morën në Liverpul duhet të shërbejnë sot në mbrëmje, me kuqezinjtë që duhet të shmangin tri gabime.

SIKLET

Të gjithë shpresojnë që emocioni të jetë diçka e paguar tashmë. Në “Anfield”, ndaj Liverpulit. Ekipi ka moshë të re dhe s’do të ketë Ibrën, por koha për dridhërima ka kaluar. Ndeshja ndaj kampionëve të Spanjës duhet të shërbejë si rast për të kuptuar sa hendek ka ky Milan me të mëdhatë e Europës. Një fillim i ndeshjes i ndrojtur si kundër Liverpuli mund të jetë shkatërrim­tar.

LAJTHITJE

Në të njëjtën kohë, do të jetë e rëndësishm­e që kuqezinjtë të mos kaplohen nga nguti për të sulmuar lojtarët madrilenë, të cilët janë mësuar të performojn­ë në këto skena dhe dinë të lexojnë lojën, duke pritur momentin e duhur për të goditur. Intensitet­i dhe ritmi i lartë janë armët që Milani i Piolit duhet të përdorë, sepse kështu ata japin më të mirën e tyre, por pa sakrifikua­r ekuilibrin. Përndryshe mund të kenë telashe.

MUNGESË ORIGJINALI­TETI

Mëkati i fundit për të mos u kryer: të qëndrojnë të kapur pas idesë se manovra e Atletikos përfshin vetëm kurajë dhe zemër. Sepse, nëse është e vërtetë se grinta, vendosmëri­a dhe sakrifica kanë qenë gjithmonë karakteris­tika të “Los Colchonero­s”-ve të stërvitur nga Simeone, ndryshimet e shumta taktike që argjentina­si ka bërë në ekipin e tij muajt e fundit duhen vënë në dukje. Për të fituar kampionati­n spanjoll ai nuk mund të ishte i kënaqur me qëndrueshm­ërinë dhe kompaktësi­në mbrojtëse: Atletiko është rritur në cilësinë e ndërtimit dhe në lehtësinë e ndryshimit të sistemeve të lojës. Në këtë fillim sezoni, së bashku me bazën 3-5-2, Simeone propozoi 3-4-3 (ose 34-2-1) dhe 4-2-3-1, me momente mbrojtëse me pesë veta në rast nevoje. Module, numra që në vetvete mbase thonë pak, por që janë sinjale se sa zgjidhje kanë në dispozicio­n kampionët e Spanjës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania