Panorama Sport (Albania)

Simeone: Kemi ndryshuar, në “San Siro” për tri pikë

-

Dy sezone me Interin, 84 prezenca dhe 14 gola, shumica e të cilëve në “San Siro”. Diego Pablo Simeone rikthehet në një stadium me të cilin ka mbetur shumë i lidhur pavarësish­t se aty ka humbur edhe një finale Champions-i ndaj rivalëve të përbetuar të Realit gjashtë vite më parë. Kujtime të hidhura, por sot në 21:00 ndaj Milanit, do të jetë kohë për një faqe tjetër historie, siç e konfirmoi në konferencë­n për shtyp.

Si është të rikthehesh në “San Siro”?

Është bukur, sidomos kur përballë ke një ekip të madh i cili është rritur shumë në sezonet e fundit. Për fat, morali i skuadrës sime është i lartë sepse grupi është i pjekur dhe i njeh mirë dinamikat e këtij sporti.

Milani në vazon e katërt a nuk ju bën përshtypje?

Patjetër e kjo na e bën ndeshjen më të vështirë. Do të mundohemi t’i godasim duke mos harruar vlerat e tyre. Nuk duhet të mendojmë për shortin, por për të tashmen, sidomos pas asaj që pamë dy javë më parë në Liverpul.

Dy barazime në tri ndeshjet e fundit nuk janë sinjal i mirë?

Në ndeshjen e fundit rivalët u munduan të na kufizonin hapësirat duke na detyruar të krijojmë më tepër volum. Ndaj Vijarealit nuk është se luajtëm keq, por sivjet situatat e lojës kanë qenë të larmishme e ne kemi për detyrë të zhvillohem­i.

Si është gjendja e Kokes, Lemarit dhe Zhoao Feliksit?

Për fat të mirë, kam një organikë të gjerë e cilësore. Për këtë duhet të falënderoj klubin për sforcot e bëra në merkato. Nevojitet të përshtatem­i me situatën dhe rrjedhën që do të marrë takimi.

Duke sikur në daljet e fundit ju ka munguar personalit­eti. Keni ndonjë zgjidhje?

Le të jemi vetvetja. Përveç roleve, diferenca në futboll bëhet në zonën e rreptësisë. Kemi shumë punë në këtë aspekt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania